Policia britanike ka nisur shqyrtimin e informatave të reja që ka marrë lidhur me vdekjen e Princeshës Diana dhe shoqëruesit të saj, Dodi al-Fayed. Ploicia bitanike shprehet se këto informacione po analizohen me “rëndësi dhe besueshmëri”.
Në një njoftim të publikuar mbrëmë vonë, agjencia “Scotland Yard”, nuk ka paraqitur më tepër detaje lidhur me këto informacione të reja.
Megjithatë, është theksuar se nuk do të bëhet rihapja e hetimeve për vdekjen e Princeshës Diana dhe Dodi al-Fayedit, të cilët humbën jetën nga përplasja e makinës të tyre në Paris, në vitin 1997.
Në vitin 2008, një juri britanike konkludoi se Princesha e Uelsit, Diana, dhe shoqëruesi i saj, Dodi al-Fayed, ishin vrarë në mënyrë të paligjshme, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme dhe shoferit të tyre të dehur, dhe për shkak të ndjekjes së fotografëve, që u shkonin prapa.
“ISHIN VRARE NE MYNYRE TE PALIGJSHME,PER SHKAK TE SHPEJTESISE SE PAPERSHTATSHME” ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,KUPTIMIN E KESAJ FRAZE AS KODI I DA VINCIT NUK E ZBERTHEN DOT…………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!