INSTAT-i publikoi sot treguesin e Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B). Sipas këtij treguesi, ekonomia në tremujorin e katërt të vitit 2013 vlerësohet me rritje prej 1.10% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012. Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës të vitit 2013, treguesi i Vlerës së Shtuar Bruto vlerësohet me një rritje prej 2.32 %.
Ndikim në këtë rritje kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti Hotele dhe Restorante, Ndërtim, Industri dhe Posta dhe Komunikacioni.
Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012 shfaqen si më poshtë:
Aktiviteti bujqësor në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati rritje prej 1.23%.
Grupi i industrive u rrit me 7.18% në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012.
Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati rritje prej 3.66% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012.
Grupi i degëve Tregti, Hotele dhe Restorante pati një rritje prej 3,12% në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, tregtia pati një rritje prej 7,04% ndërsa hotele dhe restorante patën rënie me rreth 16.71%.
Aktiviteti i transportit në tremujorin e katërt të vitit 2013 u ul me 27.92% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Grupi Posta dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 8.36% në tremujorin e katërt të vitit 2013 përkundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012.
Grupimi Shërbimet e tjera në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati rënie me 1.76% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012. Në këtë grup, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia ndikuan pozitivisht, ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektori financiar, sektorit të pasurve të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit ( aktivitete ligjore, të arkitekturës, inxhinierike si dhe konsulenca)
Rritja e te ardhurave ne thesar mund te vije vetem si rrezultat i uljes se informalitetit ne ekonomi! Deri dje kur ishte ne pushtet salehu i vicidolit te gjitha kompanite e medha pagunin “taksan” tek familja dhe partia e tij. Kur nderroi pushteti Edi ju versul kompanive te salehut dhe si rrezultat mblodhi ca lek me shume sesa ishin mbledhur ne 2012…. Kesaj i duhet shtuar edhe inflacioni, dhe ja ku eshte “lepuri” i rritjes ekonomike! Ky Filipovici, ashtu si edhe paraardhesit e tij, eshte i detyruar ti beje shifrat e rritjes ekonomike ashtu sic ja do bytha shefit tij… Ed palles! Ne Shqiperi çdo gje eshte genjeshter dhe fallco, sepse te tille jene ata qe drejtojne dhe te tille shtet kane ndertuar te gjithe qelbesirat e ketyre 24 viteve palo-demokraci!
Kjo nuk eshte aq “rritje” sesa pasqyre “3 mujori” Ne nje ane eshte a paplote (ne teresi dhe ne kohe) nga ana tjeter vlera reale e rritjes behet vjetore duke dhene ndryshime ne GDP (ka 4 menyra per te matur kete) dhe te ardhurat per per kapita.
Ne akoma jemi ne “ekonomine informale e luften politike” Ne shtetet stabel rritja s’kalon 2-3%, ne vendet ne zhvillim e ne ngjitje mund te shkoje me teper. Rritja (economic growth) e plote; matet me sherbimet, rritje e kapacitetit prodhues, thithje investimesh, ndryshime ne teknologji, permiresim i kualitetit te jetes e mireqenies. Kjo shkon krahas nje politike progresive te ekonomise, shteti garanton bizneset mee stabilitet financiar, praktikon politike elastike e stimuluese duke ulur bureokracine dhe nivelin e korrupsionit; kontrollon inflacionit dhe mire-manaxhim te aseteve te perbashketa; leshon bono thesari dhe rrit fondet per pune publike; (duhet theksuar se ka ndikime rajonale dhe globale qe ndikojne cdo ekonomi kombtare) te gjitha keto shkojne ne nje krah me 1) forcen prodhuese, perkujdesjet ne shendetesi e arsim 2) Ligj dhe Rend.
Ne rritje ka 2 Nivele; 1) Rritja Ekonomike si koncept i ngushte, qe varet nga burimet/ sherbimet/ doganat/ rregullat etj, thjeshtesisht e matshme ne termat e GDP-se. 2) Zhvillimi Ekonomik, kjo eshte ombrella e madhe ku matet Teresia; nisur nga standartet e jetes dhe jetegjatesia, deri tek rritja e te ardhurave personale. Gjithsesi, ndihem mire kur lexoj shifra. Mediat duhet ti kushtojne me teper vemendje problemeve qe ndikojne jeten e perditshme te Shqiptarit Mesatar; me artikuj dhe analiza nga Gazetare te mirefillte qe specializohen per ceshtjet Socio-Ekonomike.
P.A.B :ne shqiperi ekziston rritja ekonomike partiake,,,,,,,,,eshte nje lloj rritje e vecante qe ti edhe shume te tjere nuk e kuptojne “smart-ass”-at duan te rrisin figuren perpara popullit me strategji te paracaktuara nga partia,,,,,,,,,,,,,nuk ja vlen te merresh se humb kohen kot me ket shtet rrumpalle ,,,,,,” nje mbret i rrezuar nga froni i thoshte popullit 😮 popull me rizgjdhni mua perseri sepse une kam vjedhur aq shume sa nuk kam me nevoje te vjedh, kurse mbreti i ri qe do vije eshte fukara edhe do filloje vjedhjen nga e para sic bera une”……..me kete mentalitet ecin pushtetaret e shqiperise,,,,,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!
hosten, mos humb shpresen : ) Po nuk “rame ne kete nivel” s’do kete zgjidhje per asnje problem. Parti a jo, politike a jo; problemet gjithmone (e ne fund) reduktohen tek Paraja – Mireqenia. Media e Populli, duhet te fillojne llogari-kerkime, pikerisht ne keto pika.
Nese kjo arrihet, shpejt do kuptojme se-si rrezohen demagogjite, ideologjite e te gjitha sharlatanizmat, perpara shifrave.