Kryeministri Edi Rama priti mbrëmjen e sotme, në selinë e rikonstruktuar të Kryeministrisë, ambasadorët e akredituar në vendin tonë dhe një grup përfaqësuesish të institucioneve ndërkombëtare e të sipërmarrjes së huaj në Shqipëri.
Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, shefi i qeverisë shqiptare shprehu mirënjohje për të gjithë ambasadorët, që siç tha ai, kanë ndihmuar Shqipërinë me dije, qëndrime apo ndihmë financiare.
“Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht për çdo ndihmë të madhe apo të vogël, për Shqipërinë e këtyre viteve. Dua të falënderoj të gjithë ata ndër ju që nuk kanë rreshtur së besuari për një Shqipëri europiane.”- deklaroi Rama.
Duke theksuar se qeveria e tij do të bëjë gjithçka të mundur për të merituar statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, kryeministri Rama tha se mbetet dakord me paraardhësin e tij, Berisha kur thoshte se “Shqipëria nuk kërkon çfarë nuk meriton”.
“Europa është një destinacion brenda nesh. Më shumë Europë, nuk do të thotë më pak Amerikë për Shqipërinë. Nuk kemi iluzione, integrimi evropian është mjaft lehtë të thuhet dhe i vështirë të bëhet. Mbetem dakord me paraardhësin tim, kur thoshte se Shqipëria nuk kërkon çfarë nuk meriton. Do të bëjmë gjithçka për të kërkuar atë që meritojmë, statusin e vendit kandidat.”- u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi edhe njëherë rëndësinë e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke i cilësuar ato po aq të rëndësishme dhe vendimtare sa ato të vitit 1992, pasi siç tha ai, u votua për t’u kthyer pushtetin qytetarëve.
“Unë e kam marrë këtë detyrë me vetëdije të plotë, për arsyet e 1 milionë votave, të cilat janë një thirrje e fortë për gjithë klasën politike shqiptare, qeverisë në radhë të parë, për të nxjerrë mësime nga e kaluara. Për t’ju kthyer besimin shqiptarëve tek politika, ligji, shteti, për ti përfaqësuar ata denjësisht para botës dhe për ti dhënë Shqipërisë normalitetin e botës ku duam të jetojmë”- deklaroi kryeministri.
Më tej, kryeministri shprehu vendosmërinë e qeverisë së tij për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke u shprehur i bindur se rezultatet konkrete do të bëhen të dukshme shumë shpejt.
“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë padyshim sprova jonë. Ne jemi në lëvizje dhe lëvizja jonë do të bëhet më e dukshme në muajt në vijim. Jemi vendosmërisht të përcaktuar për ndërtimin e një kulture të re qeverisëse antikorrupsion në mendësi dhe veprim”- vijoi Rama.
Shqiperija ndryshe behet vetem ne se jeni tolerant me ata qe humben zgjedhjet por nuk
humben nenshtetesine. Jemi te gjithe Shqiptare.
Mos prano revansh per te aftit, mos bej terror vetem pse duhen treguar muskujt.
Krijo klime besimi per investore Shqiptare e te huaj.
Duke bertitur do prish koncesionet e do zhbej cdo gje te qeverise se me parshme
po behesh pikerisht ai qe premton te mos jesh.
Besimi tek shteti kthehet kur shteti vete nuk eshte hakmares dhe i njeanshem.
Besimi tek shteti kthehet kur deputetet te mos jene me dosje ne vende Europiane si hajdute
e kriminile.
Besimi tek shteti kthehet vetem kur demagogjine e zevendeson perkushtimi, ndershmerija dhe patriotizmi.
Besimi tek shteti kthehet vetem kur te denohen pergjegjesit e 21 Janarit, nxitesit dhe vrasesit.
Pa dallim ne se je kryetar parlamenti, kryeminister apo gardist e ish kryeminister.
shteti zoti rama behet duke ndeshkuar krimin dhe korupsionin. po nuk u realizuan qe te dyja keto eshte e kot qe te presim ringritjen e shtetit. dhe per tu provuar shqipetareve se e ke seriozisht ringritjen e shtetit duhet ne radhe te pare te vendosesh para drejtesis te pandehurin berisha si shkaktarin kryesor te krimit dhe korrupsionit mbytes qe ekziston ne shqiperi. shpresojm qe premtimet ti kthesh ne realitet. ateher do ta kesh popullin me vete
Ka te vllane shtetas Amerikan,prandaj i dhimset Amerika!