Zyrtarë të lartë të Kosovës e Shqipërisë vlerësuan si “autostradë energjetike” projektin për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV në mes këtyre dy vendeve që kap vlerën rreth 75 milionë eurove, ndërsa mundëson rritje të ndërshkëmbimit energjetik për Kosovën nga 250 megavat në mbi 600 megavat.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Republikës së Shqipërisë (OST) në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të shtunën nënshkruan kontratën për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.
Projekti kap vlerën e rreth 75 milionë eurove. Qeveria e Kosovës do të investojë 16 milionë nga buxheti i saj, përderisa edhe 17 milionë do të merren kredi nga Banka gjermane për zhvillim “KFVV” .
Qeveria shqiptare, ndërkaq do të participojë me gjithsej 42 milionë euro, 40 milionë euro kredi gjithashtu nga “KFVV- ja” gjermane dhe 2 milionë nga buxheti i saj.
Sipas projektit parashihet që rritja e ndërshkëmbimit energjetik për Kosovën nga 250 megavat të arrijë në mbi 600 megavat, përderisa rrjeti do të shtrihet në 242 kilometër.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, nënshkrimin e kësaj kontrate e vlerësoi si autostradë energjetike Kosovë –Shqipëri, pasi përmes shkëmbimit të energjisë mundësohet zhvillimi ekonomik i të dyja vendeve.
Damian Gjiknuri, ministë ri i Energjisë dhe Industrisë në Qeverinë e Shqipërisë, ndërkaq tha se projekti është i rëndësishëm, pasi ofron benefite të shumta për rritjen e zhvillimit ekonomik për të gjitha hapësirat mbarëshqiptare dhe rajonin në përgjithësi.
Pjesë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishin edhe zyrtarë të ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të Kroacisë në Kosovë.
Për ambasadorin gjerman, Peter Blomejer, ky projekt ndër tjera afron të dyja vendet me tregun evropian për fuqizimin e furnizimit me energji elektrike. “Sot është një ditë e shënuar, pasi që nënshkrimi i kësaj kontrate për këtë linjë interkonektive mundëson afrimin e vendeve tuaja me ato të Bashkimit Evropian për shkëmbim të energjisë”, tha ai.
Pas përfundimit të luftës e këndejmi shteti i Gjermanisë ka dhuruar mbi 120 milionë euro për zhvillimin ekonomik në Kosovë, dhe një gjë e tillë do të vijojë edhe në të ardhmen për prosperitetin e kësaj pjese të Ballkanit.
Realizator të projektit do të janë kompania kroate “Dalekovod” dhe ajo boshnjake “Energoinvest”./zeri
Ate qe Saliu e bllokoi per 5-6 vjet vetem qe fitues te shpallte Fazllicin,Rama e miratoi per 2 muaj,ja sa e lehte paska qene qe varsine energjitike te Kosoves ndaj Serbise ta shkepusje,me nje firme!
Tani te na dale Sali patrioti te na shpjegoje pse se miratoi vete me pare…
Urgjent edhe linjen 400 mijeshe, lidhjen autostradale se ende segmentet jane te pa perfunduara e sistemuara, te vendosen arkat e pagesave me çmime te llogjikshme qe te mund te mirembahet, te lidhim shkollat tekstet, administratat te krahasojne terguesit mes tyre. Sa per perralat e kuq e zinjve, jemi te velur me pseudo patriote. Kush do Shqiperine dhe Kosoven forcon ekonomine, ligjin, integron vendet tona me rajonin dhe boten duke nxjerre ne plan te pare interesat ekonomike.
Po,pra po,e bllokoi Sala me qenin e vet Arben Ibrone qe ishte administratori i OST dhe pasi ja u mori shpirtin punonjesve duke i nxjerre ne mitingje me liste e duke i terrorizuar me metodat e sigurimit, tani per bukuri punon inxhinjer ne sistemin energjitik !!!! A thua se eshte i pazevendesueshem pas gjithe prapesive dhe shemtimeve qe ka bere si ish badigard i Sales dhe rinia rrine pa pune!!! Keshtu si e kane nisur ,pa qeruar doren e ketyre pisave s kane gje ne terezi keta socialistet !