Ujësjellësi i Durrësit. Tratativat sekrete në zyrën e Vangjush Dakos. Drejtoresha e BB-së për Shqipërinë “bind” Dakon. Anëtari i Komisionit të Vlerësimit në bisedime?! Dhe një telefonatë nga shefja rajonale e Bankës Botërore, Goldstein, për ministrin Haxhinasto!
Vijon nga numri i kaluar (kliko KËTU)
Tenderi i ujësjellësit të Durrësit, i organizuar nga ministria shqiptare e Transportit dhe Infrastrukturës me një financim të Bankës Botërore, është një skandal që shkon përtej një projekti. Pasi panorama që ai përcjell është se çfarë ndodh me ato që quhen ndihma dhe financime për Shqipërinë. Të dhënat e mëposhtme janë të konfirmuara me burime serioze, përveçse të ilustruara me dokumente.
Pasi Komisioni i Vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujrave përzgjodhi firmën fituese Vinci Construction Grand Projets (Francë), nga fundi i gushtit 2015 fillon një odise e gjatë përpjekjesh për të ndryshuar fituesin e tenderit.
DITA ka mësuar se përpjekjet e para ishin për të orientuar fituesin drejt ofertuesit italian, Joint Venture PUTIGNANO & FIGLI srl (Itali) me DEGREMONT spa (Itali), FAVER spa (Itali) dhe VED srl (Itali).

Në zyrën e kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako kanë shkuar për të biseduar, as më pak e as më shumë, drejtoresha e BB-së për Shqipërinë Tahseen Sayed (Tahsin Sajed), e shoqëruar nga përgjegjësi i projekteve të infrastrukturës ujore Dejvid Misho dhe nëpunësi shqiptar i BB-së, Artan Guxho, anëtar i skuadrës së Mishosë.
Mangësitë e mëdha të kompanisë italiane, bënë që palët të binin dakord se Putignano ishte një opsion i pamundur ndaj, sipas burimeve të pranishme në mbledhje, ekipi i BB-së i propozoi Dakos që pasi ofertën ta fitonte kompania gjermane PWT Wasser Company, disa pjesë pune t’i kryente Putignano.
Pasi fillimisht Dako “kërcënoi” se këtë punë do ta zgjidhte me kreun e qeverisë, ra dakord me propozimin.
Ironia është se në këto tratativa pranë Dakos ka qenë i pranishëm edhe një anëtar i Komisionit të Tenderit deri në fazën e përzgjedhjes së firmave që parakualifikohen, pra deri në përzgjedhjen e gjashtëshes që hyri në garën finale.
Ai quhet Spartak Kovaçi dhe ka qenë prej vitesh aksioner tek italiania Putignano!
Në këtë pikë, përgjegjësi lokal i projektit Dejvid Misho nisi demarshet që Komisioni i Vlerësimit të “bindej” se PWT ishte firma e duhur për t’u zgjedhur fituese.
Por së pari, le të shohim se çfarë arsyetimi ka dhënë Komisioni i Vlerësimit për këtë firmë:

PWT figuron si degë e kompanisë International Infrastructure Development Management & Operation, e cila nga ana e vet është kompania mëmë e Amiantit Group (Gjatë SAAC, Saudi Arabian Amiantit Company). Ky hyn kjo e fundit? Pjesë e kushteve të dokumentacionit të tenderit, është që ofertuesit të provojnë se kanë gjendje parash dhe likuiditetesh (në këtë rast, 5 milionë euro). Në vend të dokumentit bankar që provon gjendjen kesh, PWT paraqiti një deklaratë nga Amiantit, pra nga një kompani motër, pjesë e së njëjtën ombrellë. Kjo formë nuk pranohet nga ligjet ndërkombëtare tregtare e financiare, pasi secila firmë ka veprimtarinë dhe llogaritë e veta. Kjo është një prej mangësive kyçe.
Tjetra, PWT nuk plotësoi kriterin e paraqitjes së xhiros mesatare vjetore në vepra ndërtimi, pasi nuk paraqiti pasqyrat financiare për vitin 2014, ndërsa pasqyrat e viteve 2011 e 2012 nuk përputheshin me deklaratat e kompanisë. Një tjetër mangësi kyçe.
Mangësia e tretë, “Litigation history” ose paditë gjyqësore. Rezulton se në qershor 2014, ministria irakene e Pushtetit Lokal dhe Punëve publike ndërpreu projektin e ujësjellësit me PWT (në al Samava, Iraku jugor). Çështja ishte në gjyq për 21.2 mln dollarë.
Nga ana tjetër, një përplasje legale kishte PWT edhe me ministrinë rumune të Financave dhe kontrata prej mbi 11 mln euro ishte pezulluar. Një histori padish gjyqësore e falsifikuar dhe tjetër difekt thelbësor.

Përveç kësaj, PWT ka dorëzuar një Method Statement (Deklarata e propozimeve teknike) që është copy-paste e formatit të udhëzimeve të përgjithshme të dokumenteve të tenderit.
Pra, një kompani që nuk fakton dot gjendjen e parave kesh, që gënjen për paditë gjyqësore ku luhen shuma të mëdha dhe që nuk plotëson kriterin e xhiros mesatare vjetore, teksa nuk harton dot as një listë propozimesh teknike.
Por megjithë këto mangësi, PWT duket se ka miq shumë të fuqishëm.
Po përmendim një detaj për të nënvizuar se deri ku shkon historia: DITA ka mësuar se Drejtoresha e përgjithshme e BB-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Ellen Goldstein (Elen Goldshtajn – foto kryesore) ka ndërhyrë personalisht pranë ministrit Haxhinasto për t’i dhënë mesazhin se përfundimi i këtij tenderi duhet të dalë “siç duhet”, ndaj të mos bëhen përçapje të tjera…
Alqi Koçiko – DITA – Vijon
Te bjere Dako ne ujra te dyshimta ? Jo, jo, jo nuk bie Dako ne vepra te tilla, aq me teper qe duke qene ne prag Referendumi per Kryetarin e Tij, i duhet te ruaje te paster figuren, sepse ndryshe nuk e perjashton dot Blushin nga Partia.
Dako ka bere vetem pune te ndershme, Pallati qe ka ne pronesi e verteton. (!)
Pyetja gerryese qe i vjen ne mendje kujtdo qe lexon keto allishverishe te ndyra, eshte: Deri kur do te vazhdojme te ushqejme parazitet e drejtesise me gjakun dhe djersen tone? Pas gjithe ketyre fakteve, te cilat vetem nje drejtesi e pakorruptuar mund dhe duhet t’i verifikoje, pergjegjesit, kushdo qofshin ata, duhet te shkojne ne gjyq. Vangjush Dako dhe ministri Haxhinasto duhet te dalin ne konference shtypi dhe te sqarojne publikun. Ose te japin doreheqjen.
Moss Taku drejtori Ujsjellesit e pata pyt ne fillim ca do bohet me ato 80mln Euro sme pati kthy pergjigje po tashi po shof qe spaska pas faj paskan qene shume veta ne tave e spaska pas ven per mu.Taku mos e rruj i vetmi gabim qe bone eshte qe more lokalin e Dokleadit me qera ai ishte drejtor para teje dhe boni pak burg kshu qe leje lokalin se te sjell ters
PROKURORIA ME DHALLEN NE KRYE, KU ESHTE.
KJO VEPER ESHTE MESE E DENUESHME EDHE ME LIGJET AKTUALE, NUK KA NEVOJE PER “REFORME”
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.
HAHAHHAHAHAHAHAHHAHAH
Me falni pse nuk e sqaroni publikun qe Drejtoresha e BB Goldstein nga surrati dhe fiziku duket sikur eshte tranvestite, eshte burre apo grua?
E keni lexuar udhezuesin e BB per prokurimet perpara se te investoheni ne kete artikull? Pikat qe ka ngritur z. Michaud qendrojne plotesisht. Keni ngritur nje furtune ne gote.