Ajo ndaj Atalantës në Bergamo me shumë mundësi do të jetë ndeshja e fundit e Filipo Inzaghit në stolin e Milanit. Aventurës së 41-vjecarit te kuqezinjtë tashmë po i vjen fundi por pavarësisht kësaj Inzaghi beson ende se mund të qëndrojë edhe pse e pranon nën zë se ajo ndaj Atalantës do të jetë sfida e tij fundit si trajner i Milanit, në një sezon ku ai dështoi të rikthente kuqezinjtë në kompeticionet europiane.
“Nuk jam dorëzuar ende. Është normale që klubi të mendojë një ndryshim në drejtim, por derisa sa të ma komunikojnë shkarkimin unë do të jap gjithcka për Milanin. Nëse më largojnë unë gjithsesi do t’i falenderoj për mundësinë që më dhanë. Cfarëdo që të ndodhë Milani për mua do të mbetet gjithmonë Milan. Për momentin mendoj vetëm ta mbyllim sa më mirë sezonin me ndeshjen e fundit ndaj Atalantës”.
I pyetur nëse mund të ketë një bashkëpunim mes tij dhe Carlo Ancelottit nëse ky i fundit merr drejtimin e Milanit, Inzaghi u përgjigj në këtë mënyrë.
“Nuk e di, unë dua të bëj profesionin e trajnerit të parë gjatë gjithë jetës sime. Këtë vit jam rritur shumë profesionalisht. Nëse kisha ndonjë dyshim në fillim tani e di që gjatë 30 viteve të ardhshme do të punoj në profesionin e trajnerit”.
Në fund Inzaghi dha e një gjykim për sezonin që ka zhvilluar Milani. Sipas tij skuadra e nisi mirë por më pas pësoi një rënie të madhe. SuperPipo shtoi se Milani u kujtua vonë për të luajtur si skuadër.