Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, provoi dje për herë të parë bostanin shqiptar nga i cili ngeli e mrekulluar. “Shqipëria ka bostanin më të mirë në botë”, shkroi Kim në Instagram, ndërsa sot, ky postim ka marrë tjetër kuptim.
Dhe jo kaq pa arsye…
Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, numri një i qytetit numĕr një të bostanit në Shqipëri u arrestua si pjesë e një grupi që akuzohet se ka shkelur rregullat në tenderim dhe ka kryer korrupsion.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti ta shohë si sinjal foton e postuar dje nga Kim. Genc Sejko shkruan në rrjetet sociale me humor se ” Nuk e di për ju por unë e kuptova që dje, që sot do arrestohej kryetari i Bashkisë Lushnje”.
Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat.
Një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit është zbuluar deri më tani në media si shkaku i arrestimit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.
n.s. / dita
RESPEKTE pafund për AMBASADOREN YURI KIM dhe AMBASADORIN DONALD LU ❤❤❤❤❤❤❤❤❤ !! SHPRESA e FUNDIT e SHQIPTARËVE pèr të jetuar në VENDIN e tyre është YURI KIM ❤❤❤❤❤❤❤❤
Shalqirat e medhenj jane ne Tirane.
Po qene kunguj,vuri thikren zonja ambasadore!
Neser Kimin e keni ne Shkoder tuj hanger tave krapit!
Shpejt te mesojme specialitetet qe te kuptojme mesazhrt e ambasadores!
Me siguri qe Tushe duhet te jete shok i Lelit.
Shefe , futi i tpeshkume ke Gjini Lalzit se po i lsho long popllit per Peshq Lalzi , ho tu bofsha