Akuzave për fshehje të pasurisë nga Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, ambasadori Agim Isaku i është përgjigjur sot, duke pretenduar se nuk ka fshehur asnjë pasuri.
“Do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë në vend dinjitetin tim, dhe në fund do të qartësohet kjo situatë”, shprehet Isaku. Ai thotë se vetëm dje është njohur përmës mediave, ne lidhje me njoftimi që ILDKP ka bërë publike. “Mënyra e hartimit të këtij njoftimi i dha hov kuptueshëm fantazive dhe spekulimeve të rastit. Si funksionar shtetëror jam në komunikim me ministrinë dhe institucionet, ndërsa si qytetar e ndjej për detyrë t’i bëj me dije opinionit publik se jam i befasuar nga lajmi në fjalë, për të cilin nuk kam asnjë dijeni paraprake me gojë, ose me shkrim”, shpreh ambasadori. Në fund isaku tha se “I kam përmbushur detyrimet e mia ligjore për deklarimet e pasurisë, në një moment të dytë do të jap sqarime të tjera”.