Ministria e Financave ka publikuar sot disa të dhëna për dëmshpërblimin e ishtë përndjekurve politikë. Bëhet fjalë për këstet që ka kaluar qeveria që prej vitit 2007.
Kështu sipas MF, përgjatë 8 viteve të qeverisjes së shkuar, nga miratimi i ligjit në vitin 2007 deri 2013 janë paguar rreth 13.000 dosje me një shumë rreth 10 miliardë lekësh. Me këtë shumë është paguar kësti i parë dhe një pjesë e këstit të dytë për përfituesit apo për ishtë dënuarit të cilët janë gjallë. Gjatë vitit 2014 Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe Ministrinë e Drejtësisë, pas disa ndryshimeve të rëndësishme ligjore, i ndau në dy kategori ish të përndjekurit politikë. Kështu kategoria e parë u cilësua si kategoria parësore ku u vlerësuan “gra, ishtë dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”.
Në vijim, në kategorinë e dytë me prioritet, u vlerësuan “persona ishtë dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë”. Në kategorinë e tretë me prioritet, “persona ishtë dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”. Në kategorinë e katërt me prioritet, “persona ishtë dënuar, që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç”. Në kategorinë e pestë me prioritet, “persona ishtë dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”, si dhe në kategorinë e gjashtë me prioritet, “persona ishtë dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç”. Ky ndryshim në ligj ndodhi për t’i ardhur në ndihmë ishtë dënuarve, të cilët jetojnë dhe që ata të marrin dëmshpërblimin e tyre në një kohë më të shkurtër. Në vitin 2013, me fillimin e punës së qeverisë së re, pra nga shtatori 2013 e deri në fund të vitit 2013, Ministria e Financave identifikoi se nuk kishte më asnjë fond të për të shpërndarë pasi i gjithë fondi ishte harxhuar për fushatë elektorale.
Gjatë viteve 2014 dhe 2015 janë paguar rreth 4 500 dosje ose 7 134 persona, me vlerë 1.796.403.108 lekë (2014) dhe 1.250.211.100 lekë (vetëm në 5 mujorin e parë të vitit 2015), ndërkohë që mbetet për t’u disbursuar shuma prej 749.788.900 lekë deri në fund të këtij viti. Gjithashtu, Ministria e Financave thekson se faktin se shumica e tyre kanë përfituar edhe 3 këste brenda një periudhe kohore më pak se 1 vit.
“Duke krahasuar buxhetin për çdo vit, rezulton se gjatë qeverisjes së shkuar janë shpenzuar gjithsej 1.200.000.000 lekë, ndërsa vetëm në dy vitet e kësaj qeverisje llogaritet të shpenzohen 1.900 000.000 lekë mesatarisht për vit”, sqaron MF. Nga këto, për të dyja vitet buxhetore, sipas kategorive të ligjit janë harxhuar: – Kategori parësore kësti i IItë 218 dosje me shumën 64.147.418 lekë. – Kategori parësore kësti i IIItë 2 500 dosje me shumën 1.178.143.160 lekë. – Kategoria parësore kësti i IVtë 2 173 dosje me shumën 1.048.280.934 lekë. – Kategoria parësore kësti i Vtë 615 dosje me shumën 332.346.205 lekë – Kategoria jo parësore kësti i Irë 2 576 përfitues me shumën 424.276.278 lekë.
Ministria e Financave, nëpërmjet riorganizimit të drejtorisë përkatëse, ndryshoi mënyrën e komunikimit me çdo të interesuar. Në vitet e kaluara përfituesit, të vetmen mënyrë komunikimi, kanë pasur ardhjen nëpër zyrë për t’u interesuar, ndërsa gjatë viteve 2014 dhe 2015 janë publikuar në website të ministrisë informacionet për çdo dosje, të cilat kanë mangësi në dokumentacion, duke treguar edhe mangësitë reale. “Ministria e Financave do të vijojë të informojë në mënyrë ligjore, periodike dhe të hollësishme, të dhënat financiare që lidhen me këtë kategori demshpërblimesh, jo vetëm për të realizuar angazhimin e saj për transparencë të plotë ligjore, por sidomos për t’iu ardhur në ndihmë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë kategorisë së sipërpërmendur”, thuhet në deklaratën e MF.
ZOTI minister eshte mire qe te shperblehen kjo pjese e shqipetareve por neve na intereson se sa nga kjo sasi lekesh vjen nga rritja e te ardhurave nga shitjet e prodhimeve nga taksat dhe doganat dhe sa ka ardhur nga shitja e pasurise kombetare dhe marjes se borxheve si dhe kontratat te shfrytezimit te pasurise kombetare nga kompanit e huaj SI dibran qe je ti e di mire s te folurit e mbulur dhe te pjeseshme te bene burre te pa respektuare neser dhe femijeve u vjen rende te permendin Emrin e babajt mos i co ne kete nivel pasardhesit e tu per disa vjete ne karriken e ministrit
Nuk paskan pasur fund borxhet e shtetit ndaj paleve te treta, qofshin keta qytetare, ish te perndjekur apo biznese. Ka 2 vjet qe po mundohen te zhbehen demet e 8 viteve qeverisje dhe serish ne vetem 2 vjet, pervec shume gjera te bera ne me shume se 8 vjet, po ashtu edhe me shume financime/investime/shlyerje borxhesh se ne 8 vjet bashke.
Sa do vazhdoje akoma te punohet per te mbyllur vrimat e keq qeverisjes se saliut, per te filluar pune per te ringritur vendin. Mire qe shpetoi vendi nga recesioni e po njeh rritje ekonomike, po keto para, ne vend qe te shkonin per ti investuar, duhet te shlyhen si borxhe per detyrimet e prapambetura qe u trasheguan nga qeveria e saliut.
Dhenia e kesteve per demshpreblimin e ish te perndjekurve politike eshte premtim i mbajtur i kesaj qeverie. Vec dhenies se demshperblimeve duhet permendur fakti se u hartua edhe ligji per hapjen e dosjeve. Te gjitha keto te realizuara nga qeveria aktuale.
Partia Demokratike i la ne balte ish te burgosurit e komunizmit ne menyre te padrejte. E majta premtoi dhe mbajti premtimin per demshperblimin e tyre. Merite per kete ka ish ministri Veliaj i cili arriti qe te hartoje ligjin e dosjeve dhe te jape kestet per demshperblimin e ish te perndjekurve.