Njëri prej arkitektëve të legalizimeve, në fillim të procesit, që udhëhoqi me mijëra dosje për Tiranën, sot flet me hidhërim për dështimin e ALUIZNI-t. Agim Berisha, ish-drejtor për Tiranën, më tej në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-it, tregon për gazetën “Shqip” fenomenin e korrupsionit që ka prekur agjencinë, mungesën e motivimit për të punuar, arrogancën dhe deri te pasojat ekonomike sociale që i shkaktuan shtetit dhe individit.
Berisha përmend edhe një fakt të hidhur, që sipas tij, listat e publikuara në media për gjoja “tapi”, nuk janë gjë tjetër veçse një “karrem” për të tërhequr individin në skemën e zvarritjes dhe burokracisë, për realizimin final të “ofertës”.
“Pranova t’u përgjigjesha pyetjeve duke marrë shkas nga historia plot “humor”, që artisti i nderuar B.K. u tregonte këto ditë te recepsioni i ALUIZNI-t disa “bashkëvuajtësve”, për “ofertën” që i kërkuan të jepte në “tenderin” për lejen e shtesës së tij. “Dhashë ofertën” – tregonte artisti, por “shefi duke ngritur këmbën më thoshte më lart, më lart”.
Si zotëria i nderuar që nuk më njeh, kisha parë çdo ditë, para, dhe sidomos pas zgjedhjeve, qytetarë të ulur në stolat e ALUIZNI-t, që flisnin për “oferta” të tilla. Unë e ndjeja impaktin e ecurisë të reformës së legalizimeve dhe arrogancën e shfaqur ndaj qytetarëve që kërkonin formalizimin e pronave në këto zgjedhje dhe habitesha me indiferentizmin “budalla” ndaj finalizimit të procesit dhe lejimit të trajtimit të procedurave sipas “shijeve” personale të punonjësve të ALUIZNI-t, megjithëse lidhej me 300 mijë familje, një “rezervë” kjo e madhe elektoral”, rrëfen ai për “Shqip”.
“Edhe pse kam qenë “nismëtar” dhe kam punuar në periudhën më të vështirë, por më të suksesshme të ALUIZNI-t, prej kohësh më mundon një pyetje: ALUIZNI është pro apo kundër legalizimeve? Isha dyshues ngaqë shpesh më dukej sikur kjo Agjenci, më shumë se për informalitetin, u krijua për t’u gjetur punë disa njerëzve, që mund t’i jepnin ALUIZNI-t tagrin e një qeverie paralele, isha dyshues kur shihja shpërfilljen që tregohej ndaj “vjeljes” së investimit moral e atij material prej miliona eurosh, të bërë për këtë proces”, thotë ai.
Duke theksuar se ryshfeti është i pranishëm kudo brenda kësaj strukture, Berisha rrëfen edhe sesi u ngrit ALUIZNI. “Për hir të së vërtetës, në fillimet e krijimit, qeveria u tregua e pakursyer me fondet e vëna në dispozicion të Agjencisë së Legalizimeve, me synim realizimin me sukses të reformës. Por harroi një gjë themelore. Afatin! ALUIZNI-t iu lanë në dorë vlera të mëdha dhe të “frikshme” financiare për t’u administruar nga taksat dhe tarifat, që arrijnë në 50 milionë dollarë. Me këtë “fuqi” të dhënë nga qeveria, Agjencia, brenda një kohe të shkurtër, u shndërrua në një “kështjellë” gjigante informacioni për pronat e pronësinë, por dhe institucion “prodhues” pronash e pronarësh, i ngritur mbi bazën e fotografimit ajror dhe konstatimit në terren. Po në këtë kohë u lidhën shumë marrëveshje bashkëpunimi me agjenci analoge të huaja, e shumë nga ne specialistët u dërguam për përvoja jashtë vendit, si në Francë, Kroaci, Hungari e deri në Kili, në vendin e Desotos, babait të teorisë së futjes në përdorim të informalitetit, duke krijuar një armatë specialistësh të aftë”, thotë ai.
Berisha e cilëson ALUIZNI-n, një “kështjellë”, që u “gërrye” nga banorët e saj. “Qeveria, kohët e fundit, ndjeu ngërçin e ALUIZNI-t, dhe ndërhyri për ta bërë më fleksibël, duke e çliruar nga disa “pranga” të panevojshme centralizimi, përmes kalimit të kompetencave të dhënies së lejeve të legalizimit drejtorive “sekondare”, madje dyfishoi numrin e tyre pa analizuar stanjacionin e procesit. Kjo ndërhyrje duhej ta kthente ALUIZNI-n në agjenci shërbimi, por rezultoi mision i pamundur, sepse u shtuan edhe disa hallka të tjera bllokuese, me shumë drejtorë dhe shefa, të përzgjedhur jo sipas meritokracisë, por sipas “shijes” personale të drejtuesit.Pati emërime të reja, jo mbi bazën e meritokracisë, por miqësisë me drejtuesit. Mes tyre kishte edhe nga ata që nuk plotësonin as kriteret morale. Shpesh këto emërime më ngjanin si tenderët.
Shumë nga ata që ishin specializuar prej vitesh, i larguan hapur pa motiv, për të ardhur në vendin e tyre, naftëtarë, shoferë, zooteknikë, oficerë, juristë e ekonomistë pa vende pune, specialistë pa përvojë, madje edhe pensionistë, shumica nga vinte drejtuesi, e jo vetëm, por postet komanduese i zgjodhën po këta, që shfaqnin arrogancë e fodullëk ndaj qytetarëve, pavarësisht nga profesionalizmi, madje njëri nga ata i hakërrehej një qytetari të revoltuar: “Ne këtu do jemi përsëri, sepse nga ne doli kryeministri”. Kurse gjykata vazhdon të “dënojë” shtetin me 15 deri 20 paga për çdo të larguar padrejtësisht nga puna”, thotë ai.
ku ishte “shteti” i Karrem Birishes – njeriut me te papergjegjshem te shekullit dhe shperdoruesit me te madh te besimit te shqiptareve.
Shqiptaret duhet ta kuptojne perfundimisht qe punet e medha te shtetit behen me profesioniste dhe jo me luftetare (militante injorante dhe te paskrupullt)
SALIBISHA O SALIBISHA PO HYRI NE KOPE I KA TE TIJAT TE GJITHA DELET
Ky njeri Sali banditi, bashke me banditin tjeter te tij Shaban Memine, duhet te vene para pergjegjsuse ligjore per mashtrim e vjedhje te qytetareve.
Gimo ,ne pergjithesi e ke shkruar mire ate qe une kam bere para afro dy vjetesh,pervec paragrafit te fundit…1) i specializuar ne legalizime s’ka sens,pasi eshte njelloj sikur te thuash i specializuar ne shkelje ligji->neni 199/a,200 i K.P,2) mire naftetare e shofere,por juristet dhe ekonomistet te duken prurje e pajustifikuar….?? 9482 eshte ligj,ndaj aplikimi i drejte i tij apo mosperputhja e akteve normative me te percaktohet nga juristet …Ka te beje me veprimtari ekonomike(fatura e parceles..etj),ndaj duhen dhe ekonomistet.Po te ishe jurist dhe ti,do ta kuptoje qe s’behet kalimi ne pronesi i parcelave ndertimore me “VK…M”,pa u bere me pare kompesimi i subjekteve qe u ishte zene toka..->Kushtetute,K.C…Te papune?? Te gjithe kemi qene “te papune” pa filluar pune…Pse ai qe diplomohet sipas teje s’duhet te punesohet se s’ka eksperience?! Po ku ta fitoje ate po s’u punesua? Besoj se dhe ti para se te punesoheshe ke qene inxhinier pa pune.. .p.s- Qeveria s’do ta ndjente “ngercin” e moseficences se axhensise as tani,po te mos kishin qene kallezimet numerike dhe te faktuara..Vertet BERISHA gjeti “mik” ne GJ.te Larte dhe me pas ne ECHR,por “te tjeret” jane akoma ne gjyqe….Kemi vajt ne shkalle te pare,ne apel,u kthyem prape ne shkalle te pare….menjefjale po lene ca nga ato “tarifat nen dore” neper gjykata…(me vika mire qe s’paske asnje koment negativ,pasi ne pergjithesi njerezit reagojne dhe nga mbiemri….ose jane “filtruar” nga “the daily”)
O gim je teper i vonuar per ti thene keto pislliqe qe behen ne kurriz te ketij populli fakir fukarait je me ngjyre blu dhe keto gjera duhet ti kishe thene me perpara burrat prandaj quhen burra qe mos ti tremben asgjeje nuk hahet me dy luge.