Gruaja e braktisur e mbretit bilioner të Arabisë saudite i ka kërkuar ndihmë presidentit amerikan Barak Obama për të liruar katër vajzat e saj të rritura të cilat mbahen të mbyllura kundër dëshirës së tyre në pallatin mbretëror prej 13 vitesh.
Alanoud AlFajez, 57 vjec, bëri këtë apel publik një ditë para vizitës së presidentit amerikan Obama në Arabinë Saudite ku dhe do të takohet me mbretin Abdullah.
Alanoud AlFajez, një ish princeshë e martuar dikur me mbretin Abdullah, tha se vajzat e saj mbahen të mbyllura në pallat kundër dëshirës së tyre prej 13 vjetësh, tashmë ato janë në moshën 30 deri në 40 vjec. AlFajez, që jeton në Londër që kur mbreti vendosi të divorcohej me të në vitin 2003, shtoi se ish bashëkshorti i saj ka filluar të keqtrajtojë vajzat. Ato lejohet të dalin vetëm për të blerë ushqime dhe mjekime për veten e tyre, dhe nëna e saj mendon se mbahen peng e duhen liruar sa më parë. Al Fajez i ka shkruar edhe zyrës së komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara duke kërkuar lirimin e vajzave të saj. Ajo ishte vetëm 15 vjec kur u martua me mbretin 40 vjecar në atë kohë dhe shumë shpejt solli në jetë katër vajzat, mbreti e braktisi atë pas 10 vjetësh martesë. Sipas ligjeve në Arabinë Saudite, vajzat dhe gratë nuk mund të udhëtojnë, ëtë kenë biznesin e tyre, apo të vizitohen tek mjeku pa lejen e një mashkulli kujdestar.