Ish-të përndjekurit janë mbledhur sot në një protestë para Parlamentit. Përmes protestës paqësore, ata i kërkojnë qeverisë shlyerjen e kësteve të dëmshpërblimit për vitet e burgut. Gjashtë prej ish-të përndjekurve që disa muaj më parë u futën në një grevë urie për të njëjtën kërkesë janë lidhur sot me zinxhirë, një formë e re proteste për të thënë se pavarësisht se kanë kaluar 23 vjet nga rënia e sistemit që i dënoi, ata ende nuk janë dëmshpërblyer për vuajtjet në burgjet komuniste.
Ish-koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa, tha se qeveria duhet ta dëgjojë zërin e kësaj shtrese të vuajtur në të dy sistemet.
“Jozefina Topalli nuk kalon në Kuvend ligjin për dëmshpërblimet. Janë të lidhur me zinxhirë të përndjekurit e grevës së urisë. Qeveria të mendohet, ish-të përndjekurit janë gjallë”, tha Tufa.
Pavarësisht protestës paqësore, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë ish-të përndjekurit.
Keta jane shpallur kot nga PS dikur te perndjekur politikë!Kane qellimin e vetem te diskreditojne Berishen ne arenen nderkombetare.Jane pucista te shitur tek agjenturat turke e iraniane!…Mos u jep asgje,Berisha,por nxirru ca kane tha kur i kane burgos…Ishin spiune të shitur dhe jo reale!Duan rremuje,hakmarrje kunder PD dhe demokracise qe perparoi edha pa ata!Mos i lejoni,tregoni forcen e PD,se diskreditimi Berishes vjen vetem nga keta pushta te Edi Rames e Ilir Metes!..
Ne cfar do dhoj regjimi kush shkel ligjin ndeshkohet.Ne si i kemi jetuar vitet e komunizmit i dime shume mire se pjesa ma e madhe e te denurve qe sot thon poltike,jan arrestuar per krime tjera,per ti denuar ma shume i fusnin edhe axhitaciun e propogant.Disa nga kta te denuar u perdoren nga sigurimi per spiuna ne burgje.Sot jan edhe ne drejtimin e ktyre te shkretve.Po kujtoj vetem njerin pa ja thene emrin.Kujto kur ishje si gjoja pergjegjes ne guzhin.C fare u bere prifterive katolik qe ishin duke vuajtur denimin.Jam shume dakort qe te demshperblehen,po ama edhe te rrine ne vendin e tyre,se ligji eshte ligj per te gjith.