Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ish-xhihadisti kosovar rrëfen odisenë siriane
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Ish-xhihadisti kosovar rrëfen odisenë siriane
KronikeLajmi i fundit

Ish-xhihadisti kosovar rrëfen odisenë siriane

Dita
Published April 5, 2016
Share
SHARE

Albert Berisha, një ish xhihadist kosovar i cili udhëtoi për të luftuar në Siri, u shfaq para një gjykate në Prishtinë të hënën për të ritreguar versionin e tij të historisë dhe për të deklaruar se është i pafajshëm.

Berisha, i cili është diplomuar për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka një master nga Universiteti i Tiranës, u arrestua në vitin 2014 dhe u akuzua për pjesëmarrje në një organizatë terroriste. Kjo vepër penale dënohet me minimalisht pesë vjet burg.

Berisha tha se ai shkoi në Siri nga 6 tetori deri më 20 tetor 2013 për të ndihmuar opozitën e Sirisë në luftën e tyre kundër regjimit të Bashir Al-Assad, por nuk mori pjesë kurrë në luftime.

Kur mbërriti në Siri, ai kërkoi të bashkohej me formacione të përbëra nga shqiptarë “për të shmangur barrierat e gjuhës” dhe u dërgua të takojë Lavdrim Muhaxheri, komandantin e shqiptarëve që luftojnë për ISIS.

“Betohem në Zot se nuk pata dëgjuar kurrë për të dhe nuk isha takuar kurrë më parë me të,” tha Berisha kur prokuroria e pyeti nëse e njihte Muhaxherin që më parë.

Berisha pretendoi se ai kërkoi në internet për rreth dy orë kur disponohej energjia elektrike, duke u përpjekur se ku kishte përfunduar dhe pas kësaj i doli përpara një video e Muhaxherit.

“Atëherë unë kuptova se isha pjesë e organizatës së Shtetit Islamik dhe vendosa të largohem prej aty e të bashkohem me grupin Ahrar al-Sham,” tha Berisha.

Për shkak se arratisja nga ISIS po rezultonte e pamundur, sipas Berishës, ai përdori Facebook për të kontaktuar një shok në Kosovë dhe për të organizuar një plan ikjeje.

“Ai më dërgoi pas kësaj një SMS ku shkruhej se një familjar i imi qe sëmurë dhe unë duhej të kthehesha në shtëpi, të cilën e përdora si justifikim për t’u kthyer në Kosovë,” tha i dyshuari para gjykatës.

Berisha pretendoi se pas kësaj u bashkua me Ahrar al Sham, duke thënë se ai kishte kontrolluar edhe listën e organizatave terroriste të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për t’u siguruar se ky grupim nuk qe në listë.

“Grupi mbështetej financiarisht nga Katari, Arabia Saudite dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me armë nga SHBA,” tha Berisha.

Ndërsa Ahrar al-Sham nuk figuron në listat e organizatave të klasifikuara si terroriste në Perëndim, ai klasifikohet si i tillë nga Iraku, Siria, Irani dhe Rusia. Burime të tjera thonë se ky grupim ka lidhje me Al Nusta – degën e Al Kaedës në Siri.

Berisha tha se kur ai u kthye në Kosovë pasi Muhaxheri i dha atij leje për të ikur, një shqiptar nga Shkupi i pati thënë atij se “rekrutët e tjerë shqiptarë te ISIS qenë penduar që nuk e kishin vrarë” atë.

Berisha tha se ai kishte kaluar shumë pak kohë me Ahrar al-Sham për shkak të tensioneve në rritje mes tyre dhe formacioneve luftarake të ISIS dhe se ai nuk dëshironte të bëhej pjesë e luftimeve mes dy formacioneve.

Rreth 100 vetë janë arrestuar në Kosovë që nga shtatori 2014 me akuzën e pjesëmarrjes aktive apo atazhimit me grupime islamiste, përfshirë ISIS dhe Al-Nusra.

Më shumë se pesëdhjetë janë aktualisht në gjyq. Vlerësimet më të fundit të autoriteteve thonë se në total, rreth 300 kosovarë gjenden në Siri. / BIRN

Dita April 5, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?