Banorët e ishujve Falkland zgjedhin të rinë nën varësinë e Britanisë së Madhe. 98 për qind e votuesve të thirrur në referendum i janë përgjigjur pozitivisht mbajtjes së kontrollit britanik mbi territorin e tyre. Në këtë mënyrë, votuesit i kanë dërguar një mesazh të qartë Argjentinës, pavarësisht se kjo e fundit nuk e ka njohur referendumin. Sipas zyrtarëve vendas, në kutitë e votimit janë paraqitur 92 për qind e votuesve, gjithsej 1672 persona, 98.2 % e të cilëve kanë zgjedhur qëndrimin nën varësinë e Britanisë së Madhe.
Kryeministri David Kamerun ka kërkuar që Argjentina të respektojë vullnetin e banorëve të ishujve Falkland. “ata nuk mund të shpreheshin në një mënyrë më të qartë. Duan të mbeten britanikë dhe vullneti i tyre duhet respektuar nga të gjithë”, ka thënë Kamerun për BBC.