Një emigrant shqiptar u arrestua në qytetin e Mantovës në Itali teksa po tentonte të trafikonte një sasi lënde narkotike, kanabis sativa. Babai i dy fëmijëve me profesion murator artizan u kap në flagrancë duke transportuar në bagazh 1 kilogram marijuanë. Sipas policisë italiane i ndaluari është shtetas shqiptar, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, banues në Suzzara, i pa dënuar më parë dhe me profesion muratorin. Dyshohet nga strukturat policore se i arrestuari të jetë pjesë i një trafiku drroge më të strukturuar ku dhe shërbente si korrier.