Dy shqiptarë janë arrestuar në Katania të Italisë për trafik droge. Në momentin e arrestimit, atyre u është kapur një sasi prej 900 kg marijuanë me vlerë rreth 1 milion euro.
Hysni Hoxha, 30 vjeç, me precendentë të mëparshëm në trafikimin e drogës, dhe Ermal Kasaj, 26 vjeç, i padënuar më parë, janë vënë në pranga nga policia italiane. Lënda është gjetur në një furgon, të cilin dy shqiptarët po e fusnin në garazh. Në automjet janë gjetur edhe 2 pistoleta, një automatik Kallashnikov dhe municione.