Dështon edhe tentativa e tretë e deputetëve italianë për t’i dhënë vendit një president. Romano Prodi, i propozuar nga PD-ja e Pierluigi Bersanit, ka marrë vetëm 22 vota, ndërsa arbëreshi Stefano Rodota ka marrë 223 vota. Pas numërimit rezultoi se 437 fletë votimi ishin të bardha.
Nga ky moment, për të zgjedhur presidentin e ri duhen vetëm 504 vota.