Një sasi marijuane, me vlerë 3 milionë euro, është bllokuar dje nga policia italiane në Bari. Marijuana që kap një sasi prej gati 3 kuintal, ishte fshehur poshtë një kampioni të ngarkuar me lëndë drusore, i cili vinte nga Shqipëria. Në pranga ka rënë drejtuesi i kamionit, një 55-vjeçar me shtetësi shqiptare.
Mjeti, sapo është zbarkuar nga një anije që vinte nga Shqipëria është kapur nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me zyrtarët lokalë të shërbimit kundër trafikut në doganën e Barit. Emri i të arrestuarit nuk u bë i ditur për arsye hetimore. Nga peshimi i pakove të zbuluara të fshehura në kamion, në shtresë të dyfishtë apo mes druve, u gjetën 294 kilogram marijuanë.
Rama nuk I paska zgjedhur doganiert po I dalin edhe kti hajdut.Kur vihet ne krye te shtetit nje drogaxhi dihet se si shkojn punet.