Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë, pasi janë kapur me 125 kilogramë marijuanë, pranë qytetit Frosinone. Mediat bënë të ditur se vlera e sasisë së kapur të drogës është 1,3 milionë euro. Tre shqiptarët, 2 prej të cilëve 31 vjeç, dhe tjetri 32 vjeç, po udhëtonin me dy makina dhe u kapën pas lëvizjes dhe koordinimit të dyshimtë të makinave me njëra-tjetrën. Dy nga të arrestuarit kanë rezultuar me precedentë të mëparshëm penalë dhe qëndronin ilegalisht në Romë, ndërsa shqiptarit tjetër i ishte dhënë leje qëndrimi nga Policia e Romës.