Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Itali, shqiptari nga Mitrovica plagos të birin me thikë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Itali, shqiptari nga Mitrovica plagos të birin me thikë
Bote

Itali, shqiptari nga Mitrovica plagos të birin me thikë

anazapta
Published April 6, 2014
Share
SHARE

Z. H. 49 vjeç nga Mitrovica sulmon djalin e tij 17 vjeç në stacionin e autobusit në Bolzano. I riu në gjendje kritike për jetën. Policia prangos shqiptarin: ishte divorcuar me gruan nga Shqipëria, pasi kishte dhe dy martesa të tjera.

Tjetër masakër shqiptare në Itali. Babai sulmon të birin me thikë në stacionin e autobusit dhe e godet tri herë pas shpine. Djali, vetëm 17 vjeç, që kthehej nga puna ka rënë në tokë, ndërsa kanë qenë udhëtarët e shumtë që kanë mundur të ndërhyjnë për t’i shpëtuar jetën. Babai-vrasës ka ikur me vrap nga stacioni i autobusit duke marrë një tren për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa qytetarët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. 17 vjeçari A. H. është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital dhe pas të dhënave të para policia ka mësuar se i plagosuri ishte shqiptar.

Dëshmitarët okular kanë treguar se i riu ishte sulmuar nga një burrë në moshë, duke bërë të mundur edhe dhënien e detajeve të tij fizike. Karabinierët janë vënë në ndjekje të burrit me karakteristikat e dhëna prej dëshmitarëve dhe pas prangosjes, kanë mësuar se në të vërtet atentatori i të riut ishte vetë i ati i tij. Referuar medieve vendase saktësohet se në pranga ka rënë Zarif Hyseni, 49 vjeç me origjinë nga Kaçandoll i Mitrovicës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e datës 3 prill në zonën e Brunicos në Bolzano, ndërsa 17-vjeçari mësohet se vijon të jetë në gjendje të rëndë, pasi njëra prej goditjeve i ka prekur veshkën. Mediet italiane i kanë dhënë hapësirë krimit të kryer nga shqiptari, pasi ai vjen vetëm pak ditë pas një tjetër akti barbar ku nëna shqiptare iu mori jetën tri vajzave të saj.

Ngjarja

Referuar medieve të lokalitetit të Bolzanos, të cilat prej tri ditësh vijojnë të shkruajnë për krimin e pazakontë të ndodhur në ato anë, ku babai tenton t’i marrë jetën të birit vetëm 17 vjeç, saktësojnë se në të vërtet autori ishte i divorcuar nga bashkëshortja e tij. Nga të dhënat e policisë italiane, të cilët e njohin mjaft mirë familjen shqiptare Hyseni, bëhet me dije se prindërit e A. H. ishin të ndarë, ndërsa burri kishte edhe dy martesa të tjera.

Ai është nga Kosova ndërsa nëna e djalit të plagosur është nga Shqipëria, ndërsa nga martesa e tyre janë pesë fëmijë. 17 vjeçari që lufton me vdekjen në spital, mësohet se është fëmija i madh i familjes, ndërsa katër motrat janë më të vogla në moshë. Çifti ishin divorcuar, ndërsa gjykata kishte lëshuar edhe urdhër mbrojtjeje për gruan shqiptare dhe nënën e 5 fëmijëve. Por pavarësisht faktit që Hysenit nuk i lejohej të afrohej në shtëpinë ku jetonte ishgruaja me pesë fëmijët, ai disa herë kishte kërcënuar ish-bashkëshorten se do ta vriste nëse nuk e lejonte të shkonte të shkonte në shtëpinë e saj. Kërcënimet kanë vijuar ndërsa i biri i ka kërkuar disa herë t’i linte të qetë, pasi ia kishte dhe dy gra të tjera dhe se ai tashmë ishte rritur dhe mund të kujdesej vetë për familjen e tij.

Mediet tregojnë se shqiptari, ndonëse pa i mbushur ende 18 vite, punonte vetëm që të siguronte jetën me nënën dhe katër motrat e tij. Nga dëshmitë e babait-monstër që ka dashur t’i marrë jetën të birit në stacionin e autobusit është mësuar se ai nuk ka qenë i pajisur me thikë, por atë ia kishte marrë të birit, pasi ia kishte dashur ta vriste. Meqë hetuesit nuk kanë mundur të sigurojnë ende dëshminë e djalit, për shkak të gjendjes së rëndë, ata kanë siguruar me dhjetëra dhe pamje filmike nga të cilat mësohet se djali u qëllua pas shpine dhe se agresori e qëlloi tri herë./ Zeri

anazapta April 6, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • DEN says:
    April 6, 2014 at 11:01 am

    PLEHRA KETA KOSOVARET QE MBAJNE NGA 2-3 GRA KETE GJE BEJNE SA HERE CFAR RACE E KEQE SDINE KU IKANE FEMIJET PALE PO BEJNE EDHE BRENDA FA,I9LJES PTUH…..PTU………

    Reply
  • shqiptarja says:
    April 6, 2014 at 12:11 pm

    ti je me race e keqe more prorus se shqiptaret kosovar nuk martohen me fisin e njejte more gjak prisht ,degjo more idiot kafsh se si prifti e dhunon vajzen 13vjecare ne emer te zotit!!!!!,prifti-popi serb ishte ky more vampiri i serbis.
    e nese je ,,shqiptare,, ik ne serbi apo ne rusi e mos i felliq trevat tona ilire!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?