Ngjarjet e fundit në Preshevë ka rritur vëmendjen e vendeve perëndimore ndaj acarimit të marrëdhënieve në Ballkan. Ministri i Jashtëm italian, Xhulio Terci (Giulio Terzzi) i ka telefonuar homologut të tij shqiptar, Edmond Panariti, për të biseduar rreth marrëdhënieve të tensionuara gjatë ditëve të fundit mes Tiranës dhe Beogradit dhe parandalimin e ndikimit që këto mund të kenë në dialogun e vështirë mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas njoftimit të shpërndarë për shtyp nga Ministria e Jashtme, të dy ministrat kanë diskutuar rreth situatës në Luginën e Preshevës dhe kanë ndarë mendime lidhur me gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e problemeve në këtë vend. Terci i ka kërkuar homologut Panarit që Tirana zyrtare të ndikojë në qendrat e tjera politikëbërëse shqiptare në rajon që të ulin tonet. “Ai e vlerësoi si të papranueshme cilësimet, nga autoritetet më të larta serbe të popullsisë shqiptare si elementë terroristë, të cilat dëmtojnë drejtpërdrejtë dialogun, mirëkuptimin dhe integrimin e plotë të pakicës politike,ekonomike dhe sociale në Serbi”, citohet ministri Panariti.
po me serbet pse nuk komunikojne italianet apo si pjerdh , apo ma mire mut se i vogel, se kryeministri jone eshte gjithe ai palle