Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Italia voton sot në zgjedhjet lokale
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Italia voton sot në zgjedhjet lokale
Bote

Italia voton sot në zgjedhjet lokale

Elton Tafaruci
Published June 5, 2016
Share
SHARE

Zhvillohen sot në Itali zgjedhjet elektorale në nivel lokal. Mbi 13 milionë italianë janë thirrur për të votuar kryetarët e rij të bashkisë, këshilltarët bashkiak e këshilltarët administrativ rajonal.

Prej orës 07.00 deri më orën 23.00 të mbrëmjes së sotme italianët do të votojnë në 1342 komuna, 25 kryeqëndra provincash e 7 qëndra rajonale.

Interesant në këto votime është fakti se do të votojnë dhe rreth 46.781 nënshtetas europianë rezidentë në Itali që kanë bërë kërkesën për të marrë pjesë në këto votime.
Gjithashtu do të votojnë për herë të parë 18.318 të rinj italianë që kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Vëmendja mediatike e politike në këto zgjedhe është përqëndruar në dy qytetet kryesore italiane në Romë e Milano.

Në kryeqytetin italian do të votojnë rreth 2 milionë e 358 mijë zgjedhës dhe kandidatët kryesor për b ashkinë e Romës janë

– Alfio Marchini, kandidat i pavarur, i cili ka mbështetjen e Partisë së ish kryeministrit Berlusckoni “Forza Italia”

– Virginia Raggi kandidate e zgjedhur nga forca politike “Lëvizja 5 Yje”

– Roberto Giachetti, kandidat i Partisë Demokratike

– Giorgia Meloni, kandidate e Partisë “Fratelli d’Italia Alleanza Nazionale ”

Sipas sondazheve para elektorale kandidatja më e preferuar nga zgjedhësit për Bashkinë e Romës është Virginia Raggi e “Lëvizjes 5 Yje”, ndjekur nga Roberto Giachetti, kandidat i Partisë Demokratike.

Ndërsa në qytetin e Milanos sfida për kryetar Bashkie është midis kandidatit të qëndrës së majtë Giuseppe Sala e Stefano Parisi, kandidat i zgjedhur nga qëndrën e djathtë italiane.

Elton Tafaruci June 5, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?