Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ja kush janë 30 futbollistët shqiptarë në Euro 2016
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Ja kush janë 30 futbollistët shqiptarë në Euro 2016
Sport

Ja kush janë 30 futbollistët shqiptarë në Euro 2016

Elton Tafaruci
Published June 6, 2016
Share
SHARE

Si asnjëherë më parë, një ngjarje e madhe futbolli, si Kampionati Evropian i Francës, do të shquhet për më së shumti futbollistë shqiptarë pjesëmarrës Euro 2016, është i veçantë për shumëçka, duke nisur nga formati e numri i ekipeve pjesëmarrëse në finalet e Evropianit, e debutimin e Shqipërisë, që për herë të parë merr pjesë në garën më të madhe të futbollit evropian.

Gianni de Biasi, përzgjedhësi i Shqipërisë, ka ftuar me vete 23 futbollistë, pra një ekip me futbollistë shqiptarë, që përfaqësojnë shqiptarët anembanë botës dhe që është numri më i madh ndonjëherë i futbollistëve shqiptarë.

Në 14 kampionatet e tjera evropiane, numri më i madh i futbollistëve shqiptarë ka qenë vetëm 2, por kësaj radhe është shumë më i madh. Por futbollistët e kombëtares shqiptare nuk do të jenë të vetmit në Evropian.

Në Francë, do të jenë gjithsej 30 futbollistë shqiptarë dhe me prejardhje shqiptare, të cilët do të luajnë për tri kombëtare. Përveç 23 futbollistëve të kombëtares shqiptare, në Francë janë edhe shtatë futbollistë të tjerë shqiptarë. 6 me Zvicrën dhe 1 me Gjermaninë.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vlladimir Petkoviç ka ftuar 6 futbollistë shqiptarë: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedin dhe Shani Tarashaj. Përveç Behramit, që është edhe zëvendës kapiten i Zvicrës, të gjithë futbollistët e tjerë shqiptarë, debutojnë në Evropian.

E debutues, do të jetë edhe Shkodran Mustafi, futbollisti nga Gostivari, që do të luajë në finalet e Evropianit me kombëtaren e Gjermanisë. Pas botërorit, Euro 2016 në Francë, do të jetë ngjarja tjetër e madhe që merr pjesë Mustafi, tashmë kampion i botës. 30 është numri më i madh i pjesëmarrësve në një Evropian, që kur organizohet gara, që nga vitit 1960.

Futbollisti i parë shqiptar në EURO, ishte Milaim Rama, në Evropianin e Portugalisë më 2004, i ftuar nga Zvicra. Sulmuesi kosovar Rama, luajti vetëm në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke u inkuadruar në minutën e 85-të, kundër Francës.

Katër vjet më pas, në Evropianin në Zvicër e Austri, ishin dy futbollistë shqiptarë. Me Zvicrën, Valon Behrami, i cili luajti në tri ndeshjet e fazës së grupeve, por që helvetikët nuk arritën të kalonin grupin. Ndërsa me Austrinë, ishte mbrojtësi nga Tirana, Ronald Gërçaliu, i cili luajti në vetëm një ndeshje, në fazën e grupeve kundër Kroacisë.

Në evropianin e vitit 2012 në Poloni dhe Ukrainë, ishte vetëm një futbollist shqiptar, sulmuesi Emir Bajrami i ftuar për Suedinë. Bajrami, ka luajtur vetëm një ndeshje, atë të fundit në fazën e grupeve kundër Francës, për 45 minuta

Elton Tafaruci June 6, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?