Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e kancerit, po mendohet shtrenjtimi i duhanit.
Sipas raportit të “Taskforcës së Pavarur Kundër Kancerit”, çmimet për një pako duhan, që zakonisht kushtojnë rreth 12 euro në tregjet europiane, deri në vitin 2020 do të ngrihet dukshëm.
Duke u përqendruar tek parandalimi, me anë të këtij projekti, ekspertët po mendojnë se do të shpëtojnë nga tridhjetëmijë jetë në vit.
Sipas hulumtuesve, shtrenjtimi i duhanit do të largojë përdoruesit e rinj, që nuk kanë të ardhura të rregullta.
Përpos kësaj, mendohet se pakot e shtrenjta, që do të fillojnë më çmime mbi 20 euro, do të prekin edhe xhepat e përdoruesve, të cilët do të konsiderojnë lënien e duhanit.
1 Comment
Do u boka si hashashi. Kushedi sa do ti shkoka cmimi