Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u prit në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga Princi i kurorës Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.
Presidentja Jahjaga dhe Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan biseduan për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, posaçërisht për vendosjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova krahas konsolidimit të shtetësisë së saj në skenën ndërkombëtare është përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja, që do të ndihmojnë përparimin dhe vendit dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.
Ajo tha se Kosova ka krijuar një klimë të mirë të biznesit dhe tha se Kosova ofron potencial të madh për investime në fusha të ndryshme, posaçërisht në sektorin e energjisë, të bujqësisë, në miniera dhe në industrinë e tekstilit.
Duke e falënderuar Sheikun Mohammed Bin Zayed Al Nahyan për ndihmën që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Kosovës përgjatë periudhës së shtetndërtimit të saj duke ndihmuar në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, presidentja Jahjaga e vlerësoi si shumë të rëndësishëm zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.
Presidentja Jahjaga i bëri ftesë Sheikut Mohammed Bin Zayed Al Nahyan që ekipi i ekspertëve të Emirateve të Bashkuara Arabe të vizitojë Kosovën për t’u njohur më mirë me mundësitë, kapacitetet dhe potencialin njerëzor dhe natyror që Kosova ka.
Skandal!!! Cdoni me arabet more palaco, po kthejeni koken nga Perendimi se na e shpifet.
Ka shkuar dhe Jahjaga te thithi investitoret arabe.
Dhe keto arabet qe thoni ju vdesin qe ti thithin pak.
shume mire e ka bere :::kjo eshte diplomacie ::por ju nuk e kuptoni :arabet kane financuar ne paris ::dhe francezet jane te kenaqur :::e gjithe bote i shtrine tapine e kuqe petrolit :::prandaj mos ja fusni kot :::bravo kosovarja :::bej cdo gje per qe ata te investojne ne kosove se kane para ::perendimi se can per kosaven per shqiperine :::::