Nëse ka një industri që nuk njeh krizë është ajo e luksit. Një prej produkteve që mund të “shijohen” vetëm nga një kategori e caktuar njerëzish janë jahtet. Ata po bëhen gjithnjë e më të mëdhenj dhe modernë, madje mes miliarderëve ka nisur një garë se kush blen një të tillë më të madh. Por nëse deri para pak kohësh, kurorën e “mbretit” të jahteve e mbante miliarderi rus, Roman Abrahamoviç, tashmë pasaniku që ka jahtin më të madh është një princ saudit.
Jahti është emërtuar “Azzam” dhe ka një gjatësi prej 180 metrash, duke lënë pas “Eclipse” të Ambrahamoviç me vetën 162.2 metër.
Pronari i “limuzinës së deteve” është princi al Valid bin Tala, i cili renditet i njëzetegjashti në listën e njerëzve më të pasur në botë (me një pasuri 20 miliardë euro).
Ai e ka blerë mjetin lundrues luksoz për 500 milionë euro, ndërsa jahti i miliarderit rus ka kushtuar 340 milionë euro.
Superanija luksoze është ndër më të shpejtat e kategorisë së saj. Falë dy turbinave me gaz dhe dy motorëve diezel me 94 mijë kuaj fuqi, anija mund të arrijë një shpejtësi 30 nyje në orë. Pesha e saj është e barabartë me atë të 1740 elefantëve të rritur, ndërsa serbatori mund të mbajë deri në 1 milion litra karburant. Për ndërtimin e saj, kompanisë prodhuese i janë dashur tre vjet punë. / Përgatiti: Gazmira Sokoli
Ky eshte kapitalizmi qe ju deshet dhe enderruat …..!!!