Shkruaj per her te pare dhe nese ka vend dhe e gjykoni te arsyeshme mund ta botoni. Lexoj çdo dite gazeten tuaj por edhe te tjerat per mua dhe shum shoke te mi qe e lexojne dhe bisedojme per shtypin eshte pak qe kjo gazet te kete emrin Dita, kjo gazete qe ju botoni dhe ja dhuroni lexuesit meriton emrin Drita e Diellit megjithate edhe emri Dita tingellon bukur. Sinqerisht un qe ju shkruaj dhe qe sot jam mbi 73 vjeç ne mendje,ne zemer dhe ne gjithe qenien time ndjej krenari,por edhe zhgenim. Ne viti 1959-1963 per kater vjet sherbeva ne floten luftarake detare,ne grupin e nendeteve ne Pashaliman, i pranishem ne situaten teper te veshtir e dramatike qe u krijua aty ne vitet 60-61. Sovjetiket synonin te pushtonin Pashalimanin,Sazanin,Vloren dhe gjirin e saj, ti benin te tyre ose ne pamundesi te pushtimit te rrembenin nendetset, anijet mbiujese gjujtsa dragamina katrasylurus etj. se bashku me krejt bazen materialo tenike luftarake te fllotes. Per ato akte heroike te marinareve te fllotes sonë te asaj kohe po i pershkrun bukur gjenerali Halim Ramohito, ne ato momente dramatike syt dhe zemra e gjith popullit ishte Pashalimani.
Ketu qendron krenaria qe ne brezi i marinareve te atehershem ndjejm. PO pse zhgenjehemi sot? Sot shohim nendetese te braktisura qe po kalben,shofim tekniken dhe armatimin e rendë luftarat te ushtrisë sonë deri dhe tanket qe shkuan per skrap.
Edhe pak rreshta: Punova ne hidrocentralin e Ulzes plot 47 vjet pra pjesen me te madhe te jetes gjate 5 viteve te ndertimit dhe 42 vjet ne shfrytezim ne fundin e viti 2000 dola ne pension dhe tani banoj familjarisht ne nje fshat te Lezhes. Hidrocentrali i Ulzes u vu ne shfrytezin ne fundin e vitit 1957 dhe njehereshi me ndertimine ti u ngriten dhe linjat e tensionit te larte nga Ulza deri ne Vlore duke krijuar keshtu sistemin energjitik te Shqiperise. Puntoret, tekniket, specialistet dhe inxhinjeret punuan me vetmohim ne mirmbajtjen shfrytezimin e difekteve dhe avarive qe Ulza te punonte pa nderprerje. Ne hidrocentralin e Ulzes u pregatiten edhe specialistet qe me vone shfrytezuan hidrocentralet e Vau Dejes, Shkopetit si dhe elektercistat per fshatrat dhe qytetet e Matit.Dibres e Mirdites.
Ashtu si shoket dhe shoqet e mi edhe un punova aty ku kam djersen time por edhe krenarin time mbasi kontribuova sado pak ne kete veper. Tani qe hidrocentralet Ulez Shkopet dhe dy Bistricat u shiten per pak para (per 1/5 e cmimit te tyre )si dhe shumë shpejt do te shofim qe do te largohen nga puna shumë specialist e punetor dhe ky pra eshte zhgenim i madh per mua dhe shoket e mi qe punuan aty nje jetë te tere. Me respekt: Mëhill Fufi – Shenkoll-Lezhë
Letër e nënshkruar: Mëhill Fufi
I respektuar mik i vjetër, Mëhill ! Shpreh kënaqësinë që po ,,takohemi” në faqet e gazetës të respektuar ,,DITA”. Më prekën fjalët tuaja nëpërmjet të cilave ti shpreh krenari e dhimbje për realitetet e ndryshëm që ke përjetuar në jetën tënde aktive prej 60 vitesh. Sot, autorët e vërtetë të shkattrrimit total të ekonomisë e të trashëgimive të tjera të vendit, mund të quajnë nostalgjik për të shkuarën… Por nuk është kështu. Krenaria jote dhe e brezit tënd, është e ligjëshme dhe e merituar. Sa i përket zhgënjimit të thellë që ndjen për aktualitetin e trishtë, fatkeqësisht nuk je i vetëm. Zhgënjimi është masiv. Por edhe pse autorët e shkatrrimit janë përpjekur të na vrasin shpresën e ringjalljes, ajo, SHPRESA, gjallon në mendjen, zemrën e shpirtin e një populli të tërë. Edhe e keqja e ka fundin e saj të pa evitueshëm. Kurorëzimin e këtij fundi, duhet domosdo, ta realizojmë me 23 qershor 2013. Me votën KUNDËR shkatrrimtarëve, qeveritarëve e politikanëve antikombëtarë, ne duhet ti flakim ata në koshin e plehrave të historisë. Të bëhemi të gjithë KRESHNIKË! Respekte, i dashur Mik!. Ramazan Sula.