Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Japonia në gjendje alarmi, frikë ndaj raketave të Veriut
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Japonia në gjendje alarmi, frikë ndaj raketave të Veriut
Bote

Japonia në gjendje alarmi, frikë ndaj raketave të Veriut

Dita
Published May 30, 2016
Share
SHARE

Japonia e ka vendosur ushtrinë në gjendje alarmi gjatë kësaj të hëne, teksa i druhet një testimi të ri të raketave balistike nga ana e Koresë së Veriut, ndërkohë që edhe Korea e Jugut ka njoftuar se ka prova të qarta të përgatitjeve për lëshim.

Tensionet në rajon kanë qenë të forta që kur Veriu komunist zhvilloi testin e katërt bërthamor në janar, veprim që e pasoi me lëshimin e një sateliti dhe lëshimin testues të disa raketave me rreze të ndryshme.

Japonia urdhëroi anijet gjuajtëse dhe bateritë raketore antibalistike “Patriot” të jenë në gjendje gatishmërie të lartë dhe të rrëzojnë çdo lloj predhe që mund të jetë me drejtim nga vendi ishullor, sipas asaj që bën të ditur rrjeti shtetëror televiziv “NHK”.

Një zyrtarjaponez, i cili refuzoi të identifikohej pasi nuk është i autorizuar të flasë për mediet, konfirmoi udhrin për të vepruar, ndërsa edhe një zëdhënës i Ministrisë japoneze të Mbrojtjes nuk deshi të komentonte.

Njëra prej baterive antiraketore “Patriot” që është në perimetrin e Ministrisë së Mbrojtjes i kishte tytat e saj në pozicione qitjeje. Zyrtari koreanojugor i Mbrojtjes nuk dha as informacione mbi llojin e raketës që mund t’i drejtohet Japonisë prej Veriut, por agjencia shtetërore e lajmeve “Yonhap” bëri të ditur se gjasat janë që të jetë i rrezes së mesme dhe i llojit “Musudan”.

“Kemi kapur sinjale dhe po gjurmojmë çdo lëvizje. Jemi tërësisht të përgatitur”, tha një zyrtar koreanojugor, gjithashtu në kushte anonimiteti.

Koreja e Veriut është përpjekur tri herë, po pa sukses, të lëshojë raketa “Musudan” gjatë muajit prill, të paktën nga ç’bëjnë të ditur zyrtarë amerikanë dhe koreanojugorë.

Japonia i ka vendosur forcat e saj antiraketore në gjendje alarmi të paktën dy herë gjatë këtij viti, pasi ka kapur të dhëna të mjaftueshme për lëshime raketash nga Veriu komunist.

Dita May 30, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?