Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Jargë dhe zgërdhirje nga “burrat e shtetit”
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Jargë dhe zgërdhirje nga “burrat e shtetit”
Letrat e Lexuesve

Jargë dhe zgërdhirje nga “burrat e shtetit”

anazapta
Published November 26, 2012
Share
SHARE

E dashur gazeta DITA. Nga historia e hershme kemi dëgjuar se si Hrushovi u quajt se ra në gjunjë të Titos. Këtë e thoshte shoku Enver. Po sot? Kush ra në gjunjë të njëri-tjetrit, Meta, Berisha, apo të dy njëherazi? Të dy u përgjunjën, njëkohësisht, me komandë, si robotë. Meta ra në gjunjë të Berishës? Pse? Meta vdes për një çikë pushtet si politik, por mbi të gjitha, ekonomik.

 

Aq më tepër kur edhe i verbri sheh veprime marramendëse të LSI-së, me shpenzime kolosale, me takime mbi takatin financiar të një partie me katër deputetë.

 

Për të mos u hallakatur biem në kujtesë vetëm shpenzimet e bëra nga LSI-ja në Qarkun e Dibrës, për të cilat populli i kësaj treve din të thotë se një votë për LSI- në ka kushtuar mbi pesë milionë lekë, pasi fushata në Dibër ka filluar para dy vjetësh, u morën me qira dy lokale luksozë, u punësuan me rrogë një brigadë LSI–stësh, u bllokuan dy hotele e restorante për fjetje e ngrënie të stafit, u ngrit një stacion televiziv për LSI – në, u blenë dhjetëra e mijëra bluza, kapele e flamuj vetëm për Dibrën, u aktivizuan furgonë e autobusë për të mbushur sheshet e për të krijuar idenë e partisë së madhe, partisë që do të merrte 40 deputetë, u shtruan dreka e darka deri dhe për pesëqind veta (dhe kjo jo rrallë, por shumë shpesh), u dërguan të rinj gjimnazistë jashtë shtetit, u dhuruan celularë, u premtua një hyrje apartament në Tiranë e një vend pune për secilën familje që do të votonte LSI- në, shërime jashtë shtetit për të sëmurë e deri nxjerrje nga burgjet e Evropës të personave që vuanin dënime të drejta apo të padrejta në to, u premtua fort zhdukja e Berishës nga skena politike, pasi Meta ishte i vetmi që mund ta bënte këtë sipas propaganduesve etj..

 

Fundi? Rreth 2 miliardë lekë të shpenzuara dhe pak më shumë se 3500 vota të numëruara në qark (jo të vjedhura, se LSI-ja këtu tek ne kishte numërues në çdo tavolinë). Vetë kandidatja e LSI, pasi njohu rezultatin, u grind me stafin e saj publikisht dhe po publikisht u kërkoi që të kthenin paratë një më një.

 

Po Berisha a ra në gjunjë të Metës? Absolutisht po. Ai që e quajti Metën dhe partinë e tij “gjysmë e të së njëjtës mollë të kalbur”, ai që nuk ka reshtur ta quajë Lefter Kokën si pjesë e rëndësishme e klanit të Zemunit, ai që nuk la punë pa bërë, ai që kurdisi militantët e tij të thonë në fushatë se Meta paska vjedhur floririn shqiptar në Kërrabë, se paska gurore e autobusë të panumërt, sot nxjerr jargë, buzëqesh e zgërdhihet pas një bashkëqeverisje me Metën, për të mbajtur kolltukun e pistë të Kryeministrit, për të mbuluar aferat në gjykata e për të bërë sërish së bashku afera të reja.

 

PD dhe LSI-ja kanë edhe njerëz të ndershëm, ka dhe prej atyre që u vjen turp të dalin nga dera e shtëpisë, pasi nuk janë imoralë politikë, por ka dhe prej atyre që u është bërë syri bakër, që presin një kockë si këlyshët e shumtë që bredhin rrugëve të qytetit e lëpihen nëpër këmbë me sy lutës, që presin të bëhen drejtorë në qeverinë e atij “që aq shumë e patën urryer”.

 

Letër e nënshkruar: Arbër Luznaku, Peshkopi

 

anazapta November 26, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?