“Uitni donte një jetë normale, por u shndërrua në yll. Jeta e saj do të kishte qenë ndryshe nëse ajo nuk do të kishte njohur Bobi Braun”, thotë nëna e këngëtares Uitni Juston. Ish-këngëtarja 79-vjeçare, Sisi Juston, thotë se ylli i popit, e cila ndërroi jetë më 11 shkurt 2012, u dashurua me një njeri që nuk ishte për të. “Ajo ra në dashuri me personin e gabuar. Ata vinin nga botë të ndryshme”, thotë Sisi, e cila ka shkruar një libër për të hedhur më shumë dritë mbi këngëtaren e madhe dhe jetën e saj.
Libri kushtuar yllit të “I ëill alëays love you” titullohet “Duke kujtuar Uitnin, historia ime e dashurisë, humbjes dhe nata kur muzika ndaloi”.
Uitni Juston u gjet e vdekur në dhomën e saj të hotelit në Beverli Hills. Një vit më parë. Mjekët thanë se vdekja e saj kishte ardhur për shkak të mbytjes në vaskë, pas konsumit të një sasie të madhe kokaine.