Letër e nënshkruar
Adem Ciceri
Sapo ndoqa riteansmetimin e emisionit “Fiks fare” ne TCH. Me thene te drejten, ka disa kohe qe ky emision aq i pelqyer ka rene disi nga vakti dhe nuk eshte ne ditet e tij me te mira. P.sh., ne emisionin qe sqpo pashe, tema kryesore ishte stigmatizimi i dy aktiviteteve te kryeministrit Edi Rama ne Vlore per prezantimin e prefektes se re dhe tjetri gjate shperndarjes se tapive per shtepite e sapolegalizuara. Nje gje nuk e kuptova. Ku e sheh Fiksi lenden per humor ne keto dy veprimtari? Pale po prezantimi i prefektes u gershetua me sekuenca nga nje film qe evokonte kohen e Zogollit te Pare. Sekuencat alternoheshin sa nga salla e Vlores sa nga filmi “Koncert ne vitin 1936”, sigurisht shoqeruar dhe me komentet perkatese te moderatoreve me batuta te kerkuara e aspak organike.
Pra “Fiksi kerkon humor dhe aty ku nuk ka dhe meqenese kane deklaruar kohe me pare se jane ne opozite me cdo qeveri, bjeri ti biem dhe aty ku nuk ka gje?! Sipas tyre pra, nuk duhet prezantuar prefektja dhe nese kjo ndodh, “Fiksi” duhet te jete edhe aty ku nuk ka vend per te. Momenti i dyte ironizonte kryeministrin duke shperndare tapite e shtepive te sapo legalizuara. Paralelizmi ketu demek ishte se meqe kete e ka bere Sali Berisha dhe ne e kemi ironizuar, domosdo qe keshtu do te veprojme dhe me Edi Ramen. Harrojne per mendimin tim nje gje te vockel. Saliu ndante tapi fallco dy jave para votimeve kurse tani tapite ndahen pas gjashte muaj qeverisjeje dhe jane tapi reale e jo letra bakalli. Pra, i dashur staf i “Fiksit” mos e ulni nivelin e emisionit me gjepura te tilla nisur nga motivi se me domosdo duhet ta gerricim qeverine. Edhe me temen “qeveri” po te doni ka tema dhe objekte sa te duash per juve, vetëm vrisni pak mendjen t’i gjeni dhe mos u mesoni me “qofte zgare te gatshme” qe as edukojne e as argetojne njeri, misioni kryesor, ky i programit tuaj.
Bie ne sy ky handiKap I “FIksit “, ka shume te drejte zoti Ciceri. Humori , qe shpiket , pa qene humor , kthehet tek autori . Kjo Qeverri, deri tani , nuk ka asnje materjal , per humor , kur te kete , s’ka pse te mbahet me hater . Filipi I ka kapacitetet , per te reflektuar . I. Foto