“Antik art”, një koloni ndërkombëtare me 25 artistë nga vendet e rajonit dhe botës, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
“Antik art”, është një komunitet artistësh visualë, të cilët punojnë në pikturë, mixed media, skulpturë dhe punime më dorë.
Profili i i tyre këtë javë ishte Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Kjo ishte dhe arsyeja që ata e vizituan Goron në zyrën e tij, për tu njohur më nga afër me të, por edhe për të prezantuar disa projekte konkrete artistike, që mund të marrin jetë në muajt e ardhshëm.
Tema e këtij muaji është natyra, ndaj artistët do të hedhin në kanavacë atë që do ndjejnë nga e gjithë bukuria mahnitëse e bregdetit shqiptar, që nga Llogoraja, Dhërmiu, Jala, Himara e më tutje, duke e përmbledhur të tërë këtë në një ekspozitë interesante dhe unike, që do të jetë e hapur për banorët e Himarës dhe për turistët në fillim të këtij qershori.
Artistët, kanë disa ditë që janë vendosur në plazhin e mrekullueshëm të Jalit.
Kryetari i Bashkisë Goro, pasi falenderoi artistët që vizituan Himarën, tha se Himara është një qytet ku shumë piktorë e fotografë të huaj gjejnë frymëzimin e tyre në këto zona të jashtëzakonshme për nga bukuria natyrore, ku deti, mali dhe asete të tjera të mrekulllueshme të ftojnë drejt një magjie të pabesueshme natyrore.
Vetë artistët e “Antik art” u shrehën se kishin mbetur të befasuar nga mikëpritja e vendasve, ndërsa organizatorët nga ana e tyre vlerësuan bashkëpunimin e vyer që Bashkia e Himarës dhe personalisht Kryetari Goro i dha këtij rrugëtimi të tyre, drejt zbulimit të mrekullive të natyrës shqiptare .
Goro përfitoi nga rasti të rrëfejë edhe mbi disa projekte të tjera artistike dhe kulturore që janë gati të jetësohen këtë verë në qytetin bregdetar , që po e transformojnë dita ditës Himarën në një hapësirë të rilindur artistikisht.
Ekpozita me punët e artistëve, që do të ketë në fokus Himarën dhe zonat përreth saj, është vetëm fillimi i një tradite, e cila mendohet të bëhet e përvitshme , duke hapur kështu një dritare më shumë për të gjithë ata që e duan artin, e kanë dëshirë të ndjejnë aromën e mrekullueshme të natyrës fantastike që zonat e bregut shqiptar kanë./ATA
Himara E Goros eshte katandisur se fiqt e Zogut te tiranes ! Fushata qe Goro ben me lekete qe lobi grek ne Amerike I ka dhene nuk pi uje per votuesit Bregas ! artistet te cilet uk kane nje podium per te performuar sot e degjojne me vemendje ne zyren e tij Goron , po pse nuk pyesni ju se ne ca gjuhe u flet ky injoranti ? leket e shtetit shqiptar nuk duhet ti shperdorojne per teka te tyre pushtetaret e PS !