E dashur redaksi. Dëgjova fjalën e kryeparlamentares Topalli që ne po u afrohemi me të ardhura për frymë vendeve më të zhvilluara. U lumturova, u befasova, u ndjeva i lumtur që jetoja në këtë vend kaq me fat. Dhjetë mijë dollarë për frymë – tha zonja. Dreq, gjithë këto dollarë. Familja ime përbëhet nga katër veta, unë i bie të kem 40 mijë dollarë për frymë në vit. Fillova të mendoj si t’i shpenzoj gjithë këto para. Janë shumë sa nuk di ku t’i çoj. “Do blej një makinë luskoze – thashë dhe do iki për pushime ekzotike në Francë a Spanjë, në Bahamas apo Havai. Fillova të mendoj edhe për karrierën e djalit e të vajzës, madje – thashë – pse mos t’i vihem të bëhem politikan e deputet se paratë e fushatës, ja, gati i kam. Dhe duke llogaritur gjithë këto para e bum ekonomik në shtëpi, dëgjoj një zë që më gërvishte veshin dhe një dorë që më shkunde e tunde për të më zgjuar. Ishte zëri i vajzës që po ikte në shkollë e donte ndonjë të hollë me vete, se më kishte kruar xhepat dhe nuk kishte gjetur gjë. Paskësha qenë në gjumë…
Letër e nënshkruar: Bujar Cani, Elbasan
Bukur, vërtetë bukur, Bujar… Nuk është aspak mirë të maten gjërat me hapin e një mesatare nga shtresa që ka, dhe të prezantohet kjo si një mesatare e standartit të gjithë popullsisë…
Unë i ndejta Shqipërisë 8 muaj dhe aty vura re një numër shumë të madh lypcarësh dhe varfanjakësh, të cilët përbënin pjesën më të madhe të Shkodrës…
Nuk mendoi se komisionet e dhënieve të këtyre statistikave, tregojnë realitetin, pasi komisionet duhet të jenë indipendente, të pa ndonjë bindje politike, ideollogjike dhe fetare…
Bujar, shkrimi juaj ka vlerë dhe tregon realitetin.
Me respekt,
Adrian Gjovalin LUKA – Melbourne, Australia.
Po Adrian , ne ka qeveri me te papergjeshme per fatet e atdheut , te popullit , eshte kjo qeveri kuislinge e Sali Bershies gjate ketyre 100 viteve shtet…