E bukur, e talentuar dhe aktiviste, kështu e vlerësojnë optimistët Julie Gayet, 41-vjeçaren e përfshirë në aferën rozë me presidentin e Francës. Këta mendojnë se François Hollande do të fitojë pikë nëse mban në krah një personazh simpatik si ajo. Ndërkohë, partnerja aktuale e presidentit, Valérie Trierweiler, vazhdon e shtruar në spital që pas publikimit të skandalit
Ka nga ata që e përkufizojnë si një hakmarrje të Ségolène Royal mbi rivalen e saj historike në dashuri, Valérie Trierweiler, skandalin që ka shpërthyer ditët e fundit në Francë në lidhje me aferën e supozuar të dashurisë të presidentit Hollande. Royal është ish-partnerja e François Hollande me të cilën ky ka katër fëmijë, ndërsa Trierweiler është partnerja zyrtare e tij, e konsideruar nga të gjithë si Zonja e Parë e Francës. Për ironi të fatit, Julie Gayet, aktorja 41-vjeçare që sipas të përjavshmes “Closer” ka një histori sekrete dashurie me François Hollande, e njohu presidentin pikërisht falë Ségolène Royal.
Takimi i takon vitit 2007. Në atë kohë Royal, para se Hollande ta zëvendësonte me Valérie, ka qenë ish-kandidate e socialistëve në garën për presidencën e Francës në vitin 2007-s, ku u mund në raundin e dytë të zgjedhjeve nga Nicolas Sarkozy.
Vetëm pak muaj para votimeve, Julie Gayet shprehu vullnetin për t’u angazhuar aktivisht në politikë dhe për të ndihmuar kandidaten presidenciale për Eliseun, duke shfrytëzuar popullaritetin e saj si aktore.
Ishte një mik i saj regjisor që e prezantoi me çiftin Hollande-Royal. Ajo u shfaq menjëherë e vendosur për të dhënë maksimumin për kandidaten socialiste. Nuk merrte pjesë në mbledhjet e brendshme të ekipit elektoral por shihej në shumë takime publike. Në klanin socialist, pavarësisht humbjes finale të Royal (e cila, megjithatë, hyri në histori si e para kandidate grua që kaloi në turnin e dytë të presidencialeve franceze), Julie la gjurmë: të gjithë e kujtojnë si një grua energjike dhe të buzëqeshur, më simpatikja midis artistëve që ishin angazhuar për Royal.
Katër vite më vonë gjithçka rinis nga e para. Vetëm se këtë herë, ai që e sfidon Sarkozy-në, nuk është më Royal, por ish-partneri i saj Hollande. Julie e inkurajon që në fillim. Në tetor 2011, me rastin e kandidimit zyrtar, ajo do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, e ulur në rreshtin e parë të teatrit të madh “Halle Freyssinet”. Më vonë merr pjesë personalisht në një videoklip për fushatën e socialistëve. Në filmim e përkufizon sfidantin e ri të Sarkozy-së si një person të thjeshtë, të shkëlqyer dhe të vëmendshëm ndaj kërkesave të njerëzve. E bukur, bionde, e buzëqeshur, e talentuar, Julie Gayet, e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, gjatë ditëve të ardhshme do të publikojë një libër mbi xhelozinë (nuk është shaka!).
E lindur në vitin 1972 në Suresnes (periferi e Parisit), me një baba kirurg dhe një nënë eksperte antikuarësh, Julie studioi në “Actors Studio” të Londrës dhe mori leksione kantoje lirike me pianisten e njohur Tosca Marmor. Ndërsa në universitet studioi histori arti dhe psikologji. Prej vitit 1993 ka aktruar në rreth 50 filma. Prej saj, shtypi vë në dukje edhe një “letërsi erotike” të recituar në transmetimin e radios “Europe 1” me titullin: “E nxehtë është nata”.
Midis socialistëve ka shumë nga ata që shprehen të bindur se një e fejuar si ajo, e konsideruar shumë më simpatike se “e frikshmja” Trierweiler është në gjendje të rifitojë pikë popullariteti për presidentin, i cili ka humbur një mbështetje të madhe në popull gjatë muajve të fundit. Ndërkohë, Valerie Trierweiler ndodhet që të enjten e shtruar në spital, pra “pasi u informua për romancën midis të shoqit dhe aktores./D.Gjuzi
kjo me pelqeka dhe mua….Jam me i ri nga Franci Hollandez,edhe me dinamik se ai,por kam nje te mete,nuk jam president…..
Pse eshte shtruar ne spital kjo Valerie Trierweiler, e cila ne 2007 beri po te njejten gje qe po ben kjo aktorja sot. E ndau presidentin Holland nga bashkjetuesja-bashkshortja, madje me keq se kaq se me ate kishte 25 vjet dhe kishte 4 femije.. Si eshte ajo shprehja, Mos i bej tjetrit ate qe te tjerat nuk duan te ta bejne ty. Pse u be per spital ajo. Apo humbi prestigjin si Zonje e pare e Frances. Kaq eshte situata, ajo e ndau ne 2007, dhe kete e ndane ne 2014. Kaq. Mbaroj per sot filmi, pjesa tjeter ne vazhdim.
Konspiracioni i Lobit S. vazhon tanime lehtesisht ne France , bravo CRIF ligjin dhe dermen botes kush nuk pelqen idene e Sionit .
Ku jane paparacet shqipetare qe nuk bejne foto te deputeteve tane, ministrave te cilet kane jo nga nje po nga dy tre dashnore…. S?ju a mban suma, Luli psh ka ate ish spikeren e TV Shqiptar, Sajmiri ate te doganave… etj etj. (Postojeni komentin nese nuk keni frike)
gazetaret shqiptare e bejne ne breke :tegojini aventurat e ketyre katunareve tane :::rama basha :francois hollande para ne votime thonte :::une president i popullit :une me mua nuk ka mashtrime cdo gje eshte e qarte :une president keshtu ::une president ashtu dhe tani po e shohim cfare po ben me shume ta papune me shume mizerje me shume prapaskena se kritikonte sarkozin ::::: francois hollande eshte si palluqe si i humbur ::::
Do te doja ti beja nje lapsus artikullut te znj.D……a Gjuzit qe znj.Valeri Triavaler nuk e ka statusin e zonjes se Pare sepse ajo bashkejeton me Presidentin Holland e nuk eshte gruaja e tij.Interpretimi per ta prezantuar si znj.te pare te Fr.eshte dashakeq qe kerkon ti japi ngjyra politike jetes private te nje Presidenti .Francezeve nuk u bene shume pershtypje per menyren e jeteses se tyre bile do te doja te theksoja se gajte vizites qe beri ne SHBA shume media e cilesuan si vizita e pare zyrtare e nje presidenti qe shoqerohej nga nje e dashur e tij ,pa statusin e Zonjes se pare!Neser Presidenti i Fr .do te kete nje konference shtypi nga ku eshte me interes per median se si do ti pergjigjet pyetjeve provokuese te gazetareve lidhur me marrdhenien me znj.Gayjet ,apo do ta anashkaloje si ç’eshtje private te jetes se tij ç’ka ligj
C’U BO ME TAKSEN FAMOZE PROGRESIVE TE KOMUNISTIT HOLAND, QE S’DI TE MBAJE PENISIN E VET BRENDA BREKEVE?