Një hakmarrje: Në San Siro Juventusi mposht Interin 2 me 1 dhe tashmë i ka duart tek titulli. Në minutën e tretë baardhezinjtë shënojnë golin e parë falë Kualjarelës. Më pas është Bufon ai që bën dy mrekulli me Kasanon dhe Palaçon.
Por gjithsesi është sërish Palaço ai që e mposht duke shënuar golin e barazimit në minutën e ’54 të pjesës së dytë. E megjithatë, vetëm 6 minuta më pas Matri ka ngrirë buzëqeshjen e zikaltërve, duke shënuar golin e dytë për Juventusin.
Përpjekjet e Interit kanë marrë fund në minutën e ’90 me daljen me të kuqe të Kambiasos.