Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ka ende shpresë?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Ka ende shpresë?
Letrat e Lexuesve

Ka ende shpresë?

anazapta
Published February 16, 2013
Share
SHARE

E dashur Dita. Nuk mund të jap me saktësi të dhëna statistikore për vendet e tjera, por jam i bindur që rinia jonë, studentët shqiptarë, janë të vetmit që arrijnë rekorde me teserat e partive nëpër xhepa, një turp, një fëlliqësirë që ndodh vetëm në Shqipëri. Rina europiane nuk e ka idenë se kë ka kryetar të partisë së lagjes ku jeton, dhe jo më të njohë deputetin, kryeministrin, opozitarin e të tjerë politikanë. Pse ndodh e gjitha kjo?!

C’na duhet integrimi në Europë neve, të paktën 90% e rinisë shqiptare nuk integrohet dot kurrë sepse nuk konkurron dot kurrë rininë europiane dhe jam i bindur për këtë. Rinia shqiptare është arsimuar pa cilësi, rinia shqiptare nuk di të jetë motor i zhvillimit kombëtarë, rinia shqiptare është intelektualish e  sakatuar, mos ta teproj po të them është injorante. Si mund të konkurrojmë ne nesër në një treg europian, kur këtu kurrë askush nuk ka marrë një notë në shkollë sipas meritës dhe aftësisë së tij, kur këtu kurrë një i ri nuk është punësuar në bazë të meritave të tij, por është punësuar falë teserës së partisë, është punësuar falë miqve, por a do mundet të konkurrojë në tregun europian një i ri që ka paguar 2,000-5,000 euro për një vend pune, a mund ta pranojë europa një mentalitet të tillë?

Pse duhet të shpresojë më një i ri sot në Shqipëri se gjërat do të shkojnë kah e mira, kah demokracisë, kur i mohohet e drejta, kur nuk ka më ku të ankohet, kur fuqinë e tij intelektuale dhe fizike ia marrin partitë politike, kur të drejtën e të menduarit ia komandon partia?!!!

Si të shpresojë rina shqiptare kur cdo ditë sheh që drejtësia e këtij vendi është e vdekur, kur nëpër spitale sheh bluza të zeza të nxira nga korrupsioni dhe jo bluza të bardha, në univesitete petagogë që mbajnë tezga notash në shkëmbit të cmimit të caktuar, kur sheh në media të rinj që flasin me një gjuhë më të ashpër se politikanët,  dhe kjo jo sepse ushtojnë të drejtën e tyre por sepse  janë të detyruar prej kryetarëve të sillen ashtu, të servilosen, të hakërrehen, të bërtasin.?

Çfarë ka mbetur më për të shpresuar në këtë vend kur në një prag fushate sic jemi tani, shohim një ripozicionim të rrëngallave të vjetra në të gjitha kahet politike, që presin radhën për tu ricikluar m’u ashtu sikur plehrat e Napolit presin në portin e Durrësit për t’u ricikluar në Shqipëri? Thonë se shpresa vdes e fundit, por edhe ajo vdes.

Ka shumë njerëz që do ta shohin shkrimin si pesimist, si një ankim të kotë dhe do të llomotisin për gjoja një realitet tjetër, po nuk mërzitem për këtë, sepse, e di që kjo që unë thashë është fatkeqësisht një realitet që gjithkush e di, por nuk e artikulon sepse në këtë realitet ka vdekur edhe shpresa me e fundit dhe nuk i shkon mendja njeriu se mungesa e artikulimit të gjërave shpesh herë është si pasojë e frikës kolektive dhe vdekjes së shpresës!!!

 

Letër e nënshkruar: Hysni Gurra

anazapta February 16, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • bledi says:
    February 16, 2013 at 5:42 pm

    je shume i sakte gurra

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?