Ka mjekim popullor për viruset gripale? E vështirë ta thuash me saktësi, sepse veçoritë e organizmit bëjnë që shpesh diçka që është e vlefshme për dikë, të mos funksionojë për dikë tjetër.
Por ka një bimë që është dëshmuar efikase në luftimin e viruseve, për shkak të sasisë së kripërave minerale e sidomos kaliumit, që përmban në thelpinjtë e saj.
Bëhet fjalë për hudhrën.
Në mëngjes, para daljes nga banesa për në punë apo veprimtari tjetër shoqërore, duhet të përtypet një gjysmë thelbi hudhër në gojë dhe të pështyhet më pas.
Punonjësit e mjekësisë dhe të arsimit që kanë kontakt më të madh përveç maskës duhet të përtypin përsëri pak hudhër.
Për fëmijët e vegjël, e ëma mund të shtypë thelbin e hudhrës dhe me dorë t’i fërkojë anët e hundës dhe të buzëve.
Sigurisht, aroma e hudhrës është problem, por… Shëndeti mbi të gjitha 🙂
Dita
“Nji mjekimi popullor per gripin”.
Pershkrueht beteja mbrojtes.Lufte kundra gripit.
Une ju keshilloj te kryeni veprime teper te thjeshte per te mos hyre fare ne lufte me gripin.Eksperienca e ime asht me shume se 8 vjet qe nuk di cfare asht gripi.Cdo dite dhe gjate dites sa here qe ndini ndonji ngacmim brenda hundeve i behet shperlarje me uje te ngrohte.Duke thithur pak uje aq sa lejohet.Ne moment te mbahen dy vrimat e hundve shpejte me dy gishtrinjet dhe te shfreni me forca daljen e ujit nga hunda,perseritje disahere,derisa te pastrohet brendesia e hundes.Kjo ben qe te pastrohet hunda nga lengjet,korcikat(me te cilat beni shasma dhe i hudhni pastaj per toke).
Fillohet ne mengjez kur ngrihesh nga gjumi, lahet ftyre dhe vashdohet gjate dites dhe cdo dite sa here qe te ndigjohet sa do pak ndonji ngacmim e me siguri asht ngacmim i lehet.
Mbajtja e hundve paster dhe e thate ben qe aty te mos kemi qender infektues ku te mbijetojne mikrobe apo viruse.
Eleminon futja e gishtrinjeve ne hunde.Pra iu krijon dhe nji edukate paraqitje ne rrethin shoqerore.
Provojeni dhe nuk do iu kapi gripi asnjihere.Kjo menyre do lejne mjeket e gripit pa pune.Dhe pa keshilla.Keshilla ime asht fenomenale dhe mbi 99% absolute.Per mua qe e ushtroj gjithe keto vite asht 100% e garantume.
Per shendetin,pershendetje.