Vargje të nënshkruara
Luan Shmili, Berat
Unë po ndjej erë baruti,
Që do djeg tutje nga shkurti,
Erë baruti, liri vote,
Dritë i dhëntë kësaj toke!
Bota është shumë e madhe,
Shqipëria, mbet’ me halle,
Ka kuçedra jatagan,
S’pyet fare për Sovran!
Njëzet vjetë ikur Ramizi,
Pruri miun nga gjirizi
Brenda është, i gjithë i kuq,
Blu përpara, prapa pusht
Nuk e njihni? S’e mendoni?
Ai thotë: “Ju më votoni!”
Dhe vjedh vota, vjedh pushtet
Heq Enverin dhe vë mbret!
Ka ndarë Jugun nga Veriu,
Dhe nuk ndalet, faqeziu!
Kishim dje një copëz punë,
Punës sot i vurën drunë
S’ka cfarë duhet aftësia,
Blen diplomë dhe tek partia,
Populizmi ka pjell turmën,
Mbillet fiku të hamë hurmën
Burrat-dele, pula-gratë,
Deputetët gjithë gallatë,
Vërdallë horrat që groposin,
Jetën popullit ja vrerosin!
Burra shteti, shtet me morra,
Delenxhinjë, të gjithë horra,
Ku rrinë pisat, rri belaja,
Objektiv shfaqet paraja…
Ngrehu, popull! M..tin hiqe,
Se nga M..ti u fëlliqe,
Dhe nëse, sërish vjedh votën,
Merr hanxharët, priji kokën!