E nderuar lexuese!
Zeta është emri me të cilin njihej që nga shekulli XIII territori që shkonte deri në derdhjen e Bunës në Adriatik, duke përfshirë edhe një pjesë të trevave të brendshme malore. Emri Zeta zëvendësoi emrin e vjetër Dioklea. Zeta ndahej në dy pjesë: në Zetën e sipërme, pjesa veriore malore dhe Zetën e poshtme, viset fushore rreth liqenit të Shkodrës e në lindje të tij.
Trevat e Zetës si ato të Dioklesë u gjendën së pari nën sundimin e princit Voislav që ia shkëputi Bizantit e më vonë kaluan në sundimin e dinastisë së Nemanjideve. Nga gjysma e dytë e shekullit XIV edhe në shekullin XV me formimin e principatës feudale shqiptare të Balshajve, emri Zeta përfshihet në emrin më të përgjithshëm Shqipëri ose identifikohet me të. Kurse nën sundimin osman, emri Zeta u zëvendësua nga emri Mali i Zi, popullsia shqiptare që jetonte në pjesën veriore të Zetës me kohë u sllavizua, ndërsa në pjesën jugore ajo e ruajti karakterin e saj etnik të vjetër shqiptar.
Kemi strazimir ballsha 1 2 3 dhe emrin ballsh te fierit i takon kesaj zetes dhe nderoj fe nga ortodoks ne katolik ballsha numer 3 por kjo perseri esht histori e mbreteris cariste serbe?
Harta shoqëruese nuk përkon as me Dioklean e hershme dhe as me gjendjen e sotme të kufijve, ku nga një anë jepet kufiri i Maqedonisë së sotme e nga ana tjetër Kosova quhet ende Serbi!