Kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj, shprehet i indinjuar për ndarjen e re territoriale. Madje aq i inatosur është Kaçaj, sa shton nuk u është përgjigjur telefonatave të ministrit të Çështjeve Vendore, të cilit i referohet si “ministri gangster me favorite”.
Në një mbledhje të drejtuesve vendorë të PD në degën e Lezhës, Kaçaj është shprehur i indinjuar për bashkimin e Shëngjinit me Lezhën. Kaçaj ka shtuar me ironi se ndërsa Shëngjini është fshirë, qeveria synon të ndërtojë aty portin më të madh, për të cilin sipas tij kanë mbërritur aty 215 delegacione, por “gjysma e më tepër janë tallur dhe kanë ngrënë peshk”.
“Shëngjini fshihet nga harta e Shqipërisë dhe lihet Ura Vajgurore, A e keni dëgjuar Urën Vajgurore të Bashkim Finos, që shtë një turp i vërtetë. Lihet bashki Klosi. Qeveria ka një prioritet. Prej një viti, kanë ardhur 215 delegacione, natyrisht gjysma e më tepër duke u tallur dhe duke ngrënë peshk për portin e ri të Shëngjinit. Pra qeveria do të ndërtojë portin më të madh të Ballkanit, nga ana tjetër e fshin Shëngjinin nga harta. Ky është një handikap që nuk ka as bazë ligjore dhe as njerëzore. Nuk është pyetur populli, një nga kryetarët e komunave të dalë e të na thotë në është pyetur njeri. Nuk është pyetur asnjeri. Përveç atij ministrit gangster me favorite, nuk e di si quhet ai, që më ka thirrur dy herë në telefon por nuk jam përgjigjur. Mendoj se është një padrejtësi e madhe që ne do ta vëmë në eficiencë Kushtetutën dhe të shkojnë pranë qytetarëve dhe t’u kërkojmë të bëjnë një referendum”, citon ORA kryekomunarin Kaçaj.
Kaçaj, i njohur si një nga demokratët më të flaktë, ka pasur disa “fërkime” kohët e fundit me qeverinë e majtë. Dy muaj më parë, gjatë një vizite që ministrja Eglantina Gjermeni kreu në Shëngjin, Kaçaj u përpoq të mohojë punën e ushtrisë për pastrimin e plazhit. Kaçaj i tha Gjermenit se Shëngjini gjithnjë ka qenë i pastër dhe me ujëra të kulluara dhe nuk ka pasur nevojë për punën e ushtrisë.
Ndërsa në fund të korrikut, policia e Lezhës dërgoi për ndjekje penale Kaçajn dhe dy zyrtarë të tjerë të Komunës së Shëngjinit me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe fshehjes së të ardhurave.
Vetë Kaçaj e cilësoi këtë një sulm politik ndaj tij dhe cenim të imazhit të Shëngjinit.
Z.Krricaj kush eshte mendjemadhi ai qe mer ne telefon apo ai qe nuk ja hap telefonin.
Bobo karrikja,karrikja z.kacka te mjegullon syt dhe ste len te sohesh larg.
O Kacaj, si futbollist te heqim kapelem po si politikan je koqe kandari ose kandar pa koqe, mere si te te pelqeje. Te paska hyre vetja ne qejf ty bajge.
ik mo hajdut plehera
Do jete i semure mendor ky kacaj.Si kryetar komune e ka per detyre te ngreje telefonin e ti pergjigjet cdo zyrtari te shtetit dhe cdo qytetari.Po u pyete nje nga nje kryetaret e komunave asnje nuk don ta leshoje kariken.
O KACAJ! HARROVE SHPEJT SE KUSH TE NXORI KRYETAR KOMUNE! E HARROVE RAMEN KUR U PERQAFUAT DHE U ZOTUAT. A T’A MBAN MENDERJA, FUTU E KONKURO PER BASHKINE E LEZHES NE EMER TE PD-se. OSE TE ATIJ “PROFESORIT TE MADH” NARD NDOK GJELOSHIT.
Ka per te ardhe dita dhe do e kesh te nevojshme ti besh nje telefon zoterise qe nuk ja ke hap. Nuk ke per te pas turp. Tjetri ka per tu pergjigj, pikerisht per faktin se eshte “gangster”.
Sa e paska koken,por bosh nga brenda…
Kemi patur respekt nga sporti per s.Kacaj. Ne politike qenka bosh fare. Nuk eshte argument fjalori banal. Ne se Shengjini duhet apo jo te jete bashki zoti Kacaj duhet te paraqese argumenta jo krahasime me bashkite e tjera. Krenaria se nuk hap telefonin e “ministri gangster” jane mungesa ne dem te argumentit. Nuk pjedh njeri se nuk hap telefonin Kacaj.
Duket aq i trashe sa vertete i duhet nje bashki me vete per ta zene te terin!
lol
Ky jo vetem njeri i pagedhendur po qenka dhe shpirt keq – buall i paska zene koka dhjam zit ziut ………
Shengjini vitin tjeter do jete akoma me i paster pa nje bajge si ty o Kerric,shko te nxjerresh buken tende me cdi te besh e jo me vjedhje si jeni mesuar ju shushunjat e ketyre bashkive e komunave inegzistente.
Kakaj eshte mafioz , jashteqitje e Berishovicit. Plehraaaaaaa !!!! Zhdukuni o hajna !!
o salvador, o sale, o dori, o deeeeerrrr. hahahahha sa i modh
cere bo kshu me cere bo
je bo k..modh e doro?
sja hap tel ministrit, flet fjale te pista ene bo zullume
kane per ta zberthy sumen, maje men
Nje ish/futbollit, mund te luaj futboll mire se ai sistem e pregatiti e vlersoj ,por nje goje ndryre,pa edukate ,ofendues kurre nuk ka vend ne administraten publike…e kane ushtare per portin e Shengjinit,,,..e urdherojne se,nga qorba e prishur qe ka henger ne sahanin e serbit salie e lule topalles….i thoijne vjedh ,vjedh sa te mundesh se ato shpifje….do t’i ndigjoje veshi i folesve Bardhi e Vorpsi….gaboheni se nuk jeni ne ate vend per keto…te kishe marre pjese ne diskutime… edhe per flohet e gjata apo faforitet ne faqe….sepse ,te bere thirje publikisht e s’ka media qe nuk e transmetu edhe ajo qe financohet nga ju…po harrova..sa pasuri ke vene zotrote na e beje publike…se sic ta fryre fetyra e trupi,duhet te jete fryre e shtuar edhe pasuria ..i ngjane idem si full-hajni….Ju beje thirje Ispektoriatit te verifikimit te pasurise…te beje kontroll e ta beje publike pasurite e Salvadorit te Beslidhjet antishqiptare… te ketij polo borgjezi i ushtrise agjenturore te saliserb e lulit te hajnise…vetem urretjen e popullit e ke pas ne CV TENDE..mallkim