Përshëndetje DITA. Kam ndjekur me vëmendje botimet arkivore të gjyqit të Kadri Hazbiut. Përfundimi im i deritanishëm është që Kadri Hazbiu ishte ministër i brendshëm dhe një prej arkitektëve të atij terrori, deri në ditën kur përfundoi ai vetë viktimë e një mekanizmi pervers të cilin e kishte selitur e mirëmbajtur për dekada. Drama e atij njeriu është drama e kujt zhgënjehet totalisht nga Perëndia e vet. Një mësim për të gjithë ata që po fabrikojnë sot bashkë me Berishën autokracinë e heshtjes ndaj asaj që po ndodh. Mekanizmi që po tolerojnë dhe po duartrokasin, një ditë do tu bjerë në kokë.
SMS në DITA në 0689073730