Plot 69 shtetas të huaj janë ndaluar nga policia kufitare e Kakavijës për kalim të paligjshëm të kufirit të gjelbër. Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimet u bënë në katër operacione të ndryshme, ndërsa klandestinët janë nga Maroku dhe Siria.
Operacioni i parë i bluve u zhvillua përballë fshatit Zevat, ku u kapën18 klandestinë. I dyti dhe i treti në fshatin Dritë dhe poshtë Kakavijës, ku u ndaluan 36 klandestinë. Ndërkaq operacioni i katërt u zhvillua në fshatin Jergucat, ku u kapën 15 klandestinë, duke e çuar numrin total të të ndaluarve në 69. Policia e Kakavijës nënvizon se klandestinët u evidentuan përmes mjeteve modernelogjistike të dhuruara nga ambasada e SHBA.
Policia e Gjirokastres ka perforcuar bashkepunimin edhe me Komisariatet e tjera ne jug te vendit, duke mbajtur nen vezhgim e kontroll edhe zonat bregdetare, te cilat jo pak here jane perdorur nga trafikanet per transportimin e klandestineve me mjete detare.