Një kontroll rutinë ka zbuluar 48 emigrantë shqiptarë që po përpiqeshin të hynin nga Franca në Britani përmes një kamioni frigofer. Kamioni është ndaluar në kufirin mes Francës dhe Britanisë së Madhe në hyrje të tunelit të La Manshit, që lidh dy shtetet.
Mësohet se kamioni drejtohej nga një shtetas rumun, ndërsa ende nuk janë zbardhur detaje të mëtejshme se nga ishte nisur, por kontrolli i autoriteteve kufitare ka zbuluar klandestinët mes të cilëve 41 meshkuj dhe 7 femra, ndërsa mësohet se 3 prej emigrantëve janë të mitur. Mediat e huaja kanë publikuar dhe foto të klandestinëve.
Emigrantët janë dorëzuar pranë autoritevte franceze, të cilat kanë nisur hetimet për këtë rast.
Drejtori i Çështjeve për Europën Lindore, Dave Hutchinson, ka thënë për BBC, se kjo aventurë e 48 shtetasve shqiptarë është vërtet e rrezikshme, pasi njerëzit qe ndërmarrin një udhëtim të tillë në kamionë frigoriferikë mund të humbin dhe jetën.
“Kjo tregon se krimi i organizuar i përfshirë në kontrabandimin e qënieve njerëzore vepron në mënyrë vërtet të egër dhe të ashpër duke mos llogaritur fare jetët njerëzore mjafton që të përfitojnë prej tyre dhe kjo është alarmante”- deklaroi Hutchinson.
O Francez, mire trafikanti qe nuk ka meshire se do te fitoj, po ata qe futen ne frigorifer nuk kane meshire per jeten e tyre? Une edhe ushimet qe kam ne frigorifer, i nxjerr 2 ore perpara qe te marrin e temperaturene ambjentit dhe pastaj i konsumoj