Një shpërthim eksplozivi, që dyshohet të jetë tritol, ka ndodhur pranë një banese në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Fatmirësisht, raportohet se nuk ka të lënduar.
Mësohet se banesa së cilës iu vu lënda eksplozive është në pronësi të shtetasit Dritan Abazi.