Një gjarpër piton, i arratisur nga një dyqan kafshësh, ka vrarë në gjumë dy fëmijë të moshës 4 dhe 7 vjeç, në Cambellton, në Kanadanë Lindore. Dy fëmijët po e kalonin natën te shoku i tyre, shtëpia e të cilit gjendej në katin e dytë të ndërtesës ku ndodhej dyqan i kafshëve.
Mësohet se zvarraniku i rrezikshëm është futur në shtëpi nëpërmjet tubave të ajrimit. Familjarët kanë lajmëruar policinë menjëherë sapo kanë vënë re ngjarjen e tmerrshme, e cila po hetohet. / ANSA