Kandidimi i krerëve të lartë të partive në koalicion me PD-në në listat prioritare të kësaj të fundit duket se ka shkaktuar sherre në radhët e të djathtëve. Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se brenda PD-së është pritur me reagime negative vendimi i Berishës për të futur në listën prioritare në qarkun e Shkodrës ose në Tiranë demokristianin Nard Ndoka.
Në këtë mënyrë, kreu i PDK-së, i cili gjashtë muaj më parë iu bashkëngjit koalicionit me Berishën, do të jetë i dyti në listën e kandidatëve të PD-së në Shkodër dhe i teti në listë për qarkun e Tiranës.
Kjo ka shkaktuar acarimin e aleatëve të hershëm të Berishës, të cilët të diktuar dhe nga sistemi zgjedhor tentojnë të jenë në listën e PD-së, pasi e kanë të vështirë të zënë një vend në Kuvend. Aleatë të Berishës si PD, PBK, PBKD, PLL etj nuk e kanë pritur mirë këtë strategji të Berishës për të shtuar votat, duke i bërë vend në lista Nard Ndokës.