Policia e Pogradecit ka gjetur dhe sekuestruar 16 kallëpe eksploziv C4. Për pasojë është arrestuar shtetasi Selajdin Lamlli, që e kishte fshehur tritolin në makinën e tij.
Gjatë kontrollit të uniformave blu u zbulua se 28-vjeçari, që ishte duke udhëtuar me një automjet të tipit FIAT, e kishte fshehur eksplozivin në sedilje me anë të një tubi plastik.
Pas prangosjes së shtetasit në fjalë, lënda eksplozive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, e cila do t’i kalojë tashmë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Kalbini ne burg, keshtu mund te vene ndopak mend, ma se i denoni me 1 ose 6 muaj atyre se bene gje fare pasi ata keshtu jane mesuar me ate pune jetojne.Duhet rritur masa e denimit.