131 kg marijuanë u sekuestruan në kufirin shqiptaro-grek në një zonë mes Gjirokastrës dhe Janinës. Sasia më e madhe e lëndës narkotike është kapur në Orikastro të Pogonit, ku u gjet e fshehur në një shkurre. Lënda ishte ndarë në 4 çanta të mëdha. Policia arrestoi 4 persona të moshës 23, 26, 29 dhe 30 vjeç, të cilët do kryenin transportin e drogës drejt Greqisë.
Ndërkohë, po sot 30 kg marijuanë u sekuestruan nga policia kufitare në Kakavijë. Lënda u gjet në shasinë e automjetit me targa AA 244 FO, i cili drejtohej nga Taulant Mustafaraj. Droga ishte blerë në Lazarat dhe do trafikohej drejt Athinës.