Dy të rinj janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit, pasi u kapën me 10.5 kg marijuanë. Lënda narkotike u gjet në autoveturën tip Fiat Brava me targë DJ 139 SG, me të cilën Shkëlzen Hoxha, 27 vjeç, dhe Elton Goseni, 20 vjeç, të dy nga Lushnja, po udhëtonin drejt Italisë. Lënda ishte paketuar në 9 pako, të cilat ishin fshehur në pjesë të ndryshme të mjetit. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se dy të rinjtë kishin si destinacion qytetin e Barit në Itali.