Policia e Fierit ka arrestuar sot Astrit Dervishin, të dënuar për vjedhje. Arrestimi i tij u bë në Frakull të Fierit, ndërkohë që ai ishte arratisur që prej gushtit të vitit të kaluar. Ai theu lejen 4-ditore që kishte marrë nga burgu ku vuante dënimin në Tiranë dhe në atë kohë ministri i Drejtësisë vendosi edhe shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së burgut.
Më 22 gusht 2012 policia bëri të ditur se Astrit Dervishi i dënuar me 1.5 vite burg për vjedhje duhet të ishte kthyer po atë ditë në orën 13:00 në burgun 325. Dervishi kishte për të plotësuar dënimin me 4 muaj që i kishin mbetur pa kryer.
Policia shpalli në kërkim 24-vjeçarin, kurse ditë më pas u pezullua nga detyra drejtora e burgut 325. Mësohet se Dervishi ishte person me precedentë penalë të mëparshëm. Dy vjet më parë ai ishte akuzuar për përdhunimin e një 10-vjeçareje dhe më parë ishte akuzuar se kishte ngacmuar dhe abuzuar 2 vajza 9-vjeçe. Nëna e tij, në një intervistë për mediat deklaroi sei biri kishte “vjedhur e përdhunuar”, duke u shprehur se ai e kishte vendin në burg dhe s’duhet t’i kishin dhënë leje